Lajmet

Escobar: Nuk duhet militarizuar kriza në veriun e Kosovës, koha për bisedime

Ai shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në Kosovë.

Published

on

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se kriza në veriun e Kosovës nuk duhet të militarizohet, ndërsa shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në zonë, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore për të pestën ditë me radhë.

Escboar i bëri këto komente në intervistat e mediave në Beograd dhe Radiotelevizionin e Serbisë, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç së bashku me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak.

“Nuk dua të hyj në hollësi të bisedimeve, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj dua të them se na duhet një zgjidhje jo vetëm për krizën aktuale, por na duhet zgjidhje e qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Duam ta shndërrojmë këtë krizë në mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”, tha Escobar.

Ai tha se bllokadat ne veriun e Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vënë dhe se serbët duhet të kthehen në institucionet vendase prej nga u larguan në fillim të muajit nëntor, mes mospajtimeve rreth përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Beogradi paralajmëroi gjatë javës se do të kërkojë nga forcat paqeruajtëse të NATO-s lejimin e kthimit të një numri trupash policore e ushtarake serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Escobar tha se Shtetet e Bashkuara refuzojnë një kthim të tillë, duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.

Ai e ritheksoi kërkesën për fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Për Shtetet e Bashkuara është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ne është detyrim sepse e kemi përkrahur atë proces dhe një palë politike nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme, kështu që do të kërkojmë mënyra për ta bërë realitet”, tha zoti Escobar në intervistë me Radiotelevizionin e Serbisë./VOA

Vendi

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara