Sport

Eriksen rikthehet në qendrën stërvitore

Interi del me komunikatë për gjendjen e danezit.

Published

on

Christian Eriksen ‘ngroh’ zemrat e tifozëve të futbollit. Mesfushori danez ka qenë paraditen e sotme i pranishëm në qendrën stërvitore të Interit në Appiano Gentile, për herë të parë që pas arrestit kardiak që pësoi në fushë në ndeshjen e Euro 2020 Danimarkë-Finlandë ku rrezikoi të humbiste jetën.

Eriksen është shfaqur në gjëndje të mirë, i buzëqeshur. Pas disa batutave dhe bisedave me shokët e skuadrës danezi është larguar teksa siç njofton edhe vetë klubi zikaltër do të vijojë fazën e rikuperimit në Copenhagen.

‘’Mëngjesin e sotëm, Christian Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, në Appiano Gentile. Mesfushori danez takoi drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit.

Eriksen ndihet mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana e mentale. Ai do të ndjekë programin e rikuperimit duke u konsultuar me doktorët danez në Copenhagen të cilët do të mbajnë të informuar stafin tonë mjekësor’’, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër.

Continue Reading

Sport

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton për selektorët e rinj te grupmoshat e reja

Published

on

Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për meshkuj.

Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), ka marrë vendime.

Përzgjedhës i Kosovës U20 është emëruar Andin Rashica, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Endrit Elshani dhe Egzon Uka.

Dion Pllana është caktuar përzgjedhës i Kosovës U18, me Defrim Hashanin si ndihmës trajner.

Përzgjedhës i Kosovës U16 është emëruar Gyltekin Selimi, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni.

Vendimi për emërimin e përzgjedhësve të rinj do të hyjë në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.

Gjithashtu, shumë shpejt, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet të emërojë edhe shtabet teknike të Përfaqësueses U16 dhe U18 për femra.

Continue Reading

Sport

Golden State ‘fluturon’ me 52 pikët e Stephen Curry

Published

on

Golden State Warriors arritën fitoren e tretë radhazi me një paraqitje mbresëlënëse nga Stephen Curry, i cili shënoi 52 pikë dhe mori 10 rebound, duke udhëhoqur skuadrën në fitoren 134-125 ndaj Memphis Grizzlies. Ky sukses e konsolidon ekipin e Golden State në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, duke u afruar më shumë me pozitat më të larta të renditjes.

Në ndeshjet e tjera, Milwaukee Bucks mundën Phoenix Suns 133-123, me Giannis Antetokounmpo duke realizuar 37 pikë dhe duke dhënë 11 asistime, duke e bërë të pavlefshme performancën fantastike të Devin Booker, i cili shënoi 39 pikë për Phoenix.

Minnesota Timberwolves arritën një fitore dramatike ndaj Denver Nuggets, duke mundur 140-139 në një ndeshje të zhvilluar në kohë shtesë. Anthony Edwards udhëhoqi Minnesota me 34 pikë, ndërsa Nikola Jokić shënoi 61 pikë, 10 rebound dhe 10 asist, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar fitoren për Denver.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve:

Atlanta HawksPortland Trail Blazers: 113-127

Milwaukee BucksPhoenix Suns: 133-123

New York KnicksPhiladelphia 76ers: 105-91

Chicago BullsToronto Raptors: 137-116

Memphis GrizzliesGolden State Warriors: 125-134

San Antonio SpursOrlando Magic: 105-116

Denver NuggetsMinnesota Timberwolves: 139-140

Continue Reading

Sport

Humbjet që sollën “lëkundje” te Prishtina në fazën vendimtare

Published

on

Pas serisë prej nëntë fitoreve, Sigal Prishtina hyri fuqishëm në garë për vendin e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Seria nisi në xhiron e 15-të me fitoren në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit, më 9 janar, më pas skuadra prishtinase mposhti Borën, Golden Eagle Yllin, Trepçën, Pejën, Bashkimin, Vëllaznimin dhe sërish Prizrenin e Borën.

Në kuadër të xhiros së 24-t, më 16 mars, Prishtina humbi nga Golden Eagle Ylli.

Nuk është kjo humbja që solli ndarjen me trajnerin turk, Murat Bilge.

Pas humbjes nga Ylli, Prishtina reagoi me fitore kampionale ndaj Prishtinës. Ndërkohë mori organizimin e turneut final të Ligës Unike, me synim për ta fituar trofeun. Por në finale u befasua nga Vëllaznimi, që fitoi në Prishtinë me rezultat 91:88. Të dielën Prishtina vazhdoi garën kampionale dhe humbi shumë thellë, 100:70 në “Karagaçi” nga Peja.

Të martën klubi i kaltër njoftoi se Bilge nuk është më kryetrajner.

“Ju njoftojmë se ndihmëstrajneri i deritashëm, Albert Sylejmani, merr detyrat dhe përgjegjësitë si trajner i klubit”, ka njoftuar Prishtina.

Nuk është sqaruar nëse Bilge ka dhënë dorëheqje a është shkarkuar, ai nuk është trajner i skuadrës. Ndryshimi në krye të shtabit teknik ndodhi dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt. Në mesjavë Prishtina takohet në shtëpi me Bashkimin, në fundjavë luan në udhëtim ndaj Vëllaznimit. Pas xhiros së 26-të, Prishtina renditet e treta me 42 pikë. 43 pikë në pozitën e dytë i ka Trepça, Bashkimi udhëheq me 44 pikë.

Dy pozitat e para në fund dërgojnë në gjysmëfinale të plejofit. Prej vendit të tretë sigurohet çerekfinalja. Natyrisht rruga për te titulli është shumë më sfiduese prej vendit të tretë. Te Prishtina nuk ka pasur formë konstante prej fillimit të edicionit. Kampionatin e nisi duke u bazuar në të rinj, por u mbush me të huaj dhe rriti pretendimet. Në vjeshtë nuk shfaqi shumë, ndërsa seria e dy muajve të parë të këtij viti e ktheu në garë. Shumë prej atyre fitoreve u arritën në fund e me mund. Por telashet në lojën e Prishtinës u ekspozuan në dy takimet e fundit.

Sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes në Pejë, Prishtina kishte shfaqje të papranueshme për këtë pjesë të kampionatit. Ndonëse ishte në epërsi pas pjesës së parë, skuadra prishtinase humbi në fund me plot 30 pikë dallim.

Kjo solli ndryshimin në krye të shtabit teknik, ndonëse ndryshimi u bë në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm. Mbetet të shihet se si do të reagojë Prishtina në ndeshjet e mbetura dhe më pas në plejof. Sylejmani ishte ndihmës i Bilges, ndërsa edhe më herët e kishte përgjegjësinë për ta drejtuar skuadrën si kryetrajner. Ai është gjatë në basketboll e po ashtu në Prishtinë.

Continue Reading

Sport

Simeone ka gati ndryshimin e madh për sfidën e kthimit me Barcelonën

Published

on

Diego Simeone ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në strategjinë e tij për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën pas një barazimi dramatik 4-4 në sfidën e parë. Trajneri argjentinas, i njohur për taktikat e tij të kujdesshme dhe mbrojtëse, ka kërkuar një qasje më agresive dhe më të guximshme për këtë ndeshje vendimtare.

Sipas raportimeve nga “AS”, Simeone i ka njoftuar lojtarët se do të duhet të kalojnë një hap përpara dhe të mos mbrohen thjesht nga sulmet e Barcelonës, por të imponohen në fushë që nga minuta e parë. Ai kërkon që skuadra të luajë me ritëm të shpejtë dhe të mendojë më shpejt, duke thyer linjat e mbrojtjes me saktësi dhe duke krijuar hapësira për sulmuesit.

Në këtë kuadër, Simeone ka dhënë udhëzime të veçanta për disa lojtarë. Marcos Llorente dhe Giuliano-s u është kërkuar të hapen më shumë në krahë, ndërsa Antoine Griezmann dhe Julian Alvarez duhet të shkojnë më thellë në fushë për të krijuar mundësi sulmi.

Me eliminimin e Atleticos nga Champions League dhe me La Ligën që duket e pamundur për t’u fituar, Kupa e Mbretit mbetet shansi i vetëm real për Simeonen dhe klubin e tij për të fituar një trofe këtë sezon. Tensionet janë të larta dhe kjo ndeshje mund të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e trajnerit argjentinas dhe për aspiratat e klubit./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara