Lajmet

Erëzat dhe ushqimet që funksionojnë si antibiotikë natyralë

Sigurisht ato nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë antibiotikët, por na japin një rol të rëndësishëm në shumë raste.

Publikuar

A e dinit se disa erëza dhe ushqime funksionojnë si antibiotikë natyralë?

Sigurisht ato nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë antibiotikët, kur trupi ynë ka nevojë për ta, por padyshim na japin një rol të rëndësishëm në shumë raste.

Shumë prej tyre i keni në shtëpi, shumë të tjera nëse  jo është koha t’i blini dhe t’i keni gati për çdo rast.

Antibiotikët natyralë:

Hudhra e gjallë

Gjethet e ullinjve

Xhinxheri

Shafrani

Vaji i rigonit

Mjalti

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Publikuar

nga

Duke filluar nga sot, datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj.

Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

Ndryshe, marrëveshja e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët është nënshkruar më 28 qershor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Jemi thellësisht të tronditur”- reagojnë nga Trafiku Urban lidhur me aksidentin me fatalitet në Keqekollë

Publikuar

nga

Kompania e transportit publik Trafiku Urban ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Keqekollë, ku si pasojë e ndeshjes mes një veture dhe autobusit ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 14 të tjerë.

Përmes një komunikate për media, nga Trafiku Urban janë shprehur thellësisht të tronditur për ngjarjen tragjike, teksa u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusit të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja”.

Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në aksidentin e rëndë ka humbur jetën shoferi i veturës, ndërsa janë lënduar 14 persona tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

22 vjet burg për keqpërdorim detyre, zbulim fshehtësie zyrtare e vrasje të rëndë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J. dhe R.B.

N.S. është dënuar me katër vjet heqje lirie dhe 4.500 euro gjobë për vepër penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Ndaj të njëjtit, u shqiptua edhe dënimi plotësues – konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për të kryer vepër penale, të cilat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

M.R. është dënuar me 10 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale vrasje e rëndë.

E akuzuara S.A., është liruar nga akuza për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale vrasja e rëndë dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

D.M. është dënuar me katër vjet burg për vepër penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. I njëjti është liruar nga akuza për vepër penale zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Z.J. është dënuar me katër vjet dhe 10.000 euro gjobë për vepër penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Ndaj të njëjtit, u shqiptua edhe dënimi plotësues – konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për të kryer vepër penale, të cilat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për të akuzuarin R.B., u refuzua akuza për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me vepër penale vrasja e rëndë dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit M.R., me vendim të veçantë iu caktua masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit por duke mos e kaluar dënimin e vërtetuar – shqiptuar me aktgjykim.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore – juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.

Të akuzuarit S.A. dhe R.B., u liruan nga shpenzimet e procedurës për shkak të marrjes së aktgjykimit lirues respektivisht, refuzues ndaj tyre. Të akuzuarit N.S., M.R., D.M. dhe Z.J., secili veç e veç u obliguan të paguajnë 350 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe 100 euro në emër të Fondit për Kompensim të Viktimave të Krimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Bashkë për Mitrovicën”, kryetari Hamza inspekton punimet nga asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli”

Publikuar

nga

Në vazhdën e realizimit të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e infrastrukturës, Komuna e Mitrovicës ka filluar asfaltimin e rrugës “Ali Zeneli”.

Punimet i ka inspektuar kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka thënë se me vite të tëra, me mijëra mitrovicas kanë jetuar në këtë rrugë, pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme dhe se këtë gjendje rrënjësisht janë duke e ndryshuar.

“Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës”, është shprehur Hamza.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara