Lajmet

Erdogan vjen në Tiranë: Nga përurimi i lagjes së re në Laç tek fjalimi në Kuvend

Erdogan do të ketë në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në Shqipëri.

Published

on

Ditën e sotme,  presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të ketë në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në Shqipëri.

Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes të presidentit Erdogan dhe bujarisë të popullit turk.

Janë 522 apartamente me vlerë 42 milion euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14:00, në ambientet e kryeministrisë do të mbahet takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi.

Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Ishte TIKA, agjencia turke për bashkëpunim ndërkombëtar financuese e rikonstruksionit përmes specialistëve restaurotorë, të ardhur nga Turqia.

Rreth orës 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp e kryeministrit Rama me Erdogan, ndërsa vizita e presidentit turk do të mbyllet me një fjalë në parlamentin e Shqipërisë.

Akset që do të bllokohen:

-Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

-Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

-Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

-Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.

-Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.

Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.

-Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

-Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

-Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

-Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.

-Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.

-Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.

-Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.TCH

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara