Lajmet

​Erdogan në Tiranë: Do ta mbështesim Shqipërinë në shëndetësi dhe siguri

Published

on

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim sot në ambientet e Kryeministrisë pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në fushat e bujqësisë, arsimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Ai theksoi se konsultimet e sotme thelluan partneritetin në fusha të rëndësishme.

Erdogan gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diversifikimit të investimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, përfshirë operimin e përbashkët të spitalit të Fierit. Ai përmendi mbështetjen për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në NATO.

“Ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emrin tim personal dhe kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë, me rastin e takimit të dytë të Këshillit të Bashkëpunimt të Lartë. Siç e dini ne festuam vjet 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike më Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore, të forcuara nga historia dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli. Sot me konsultimet tona e thelluam partneritetin mbi këtë them historik dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në Ankara vitin e kaluar. Ne konfirmuam vendosmërinë për të avancuar bashkëpunimin në tre fusha, bujqësisë, arsimin e lartë dhe marrëdhënieve me publikun e komunikimin. Të nderuar anëtar të shtypit, ne i shohim fushat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllimin tregtar, gjatë takimeve tona ramë dakord të diversifikojmë investimet tona për të përfshirë sektorë inovatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët për spitalin e Fierit, që e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021. Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të NATO-s, në pajisjen me mjete ushtarake dhe trajnimeve ushtarake,” tha Erdogan.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara