Lajmet

Erdogan: 104 miliardë dollarë dëme nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Erdogan deklaroi kështu në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

Published

on

104 miliardë dollarë, pra 97 miliardë euro, janë dëmet e shkaktuara në Turqi nga tërmeti katastrofik që shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Pavarësisht situatës së tij ekonomike, është e pamundur për çdo vend të luftojë vetëm një fatkeqësi të kësaj shkalle”, tha presidenti turk, duke folur në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE së bashku me instrumentet termike, shtetet anëtare, vendet kandidate, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se ka ende shumë për të bërë.

“Kontributet do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për tu shëruar nga tërmetet dhe për të fshirë gjurmët e fatkeqësisë. Kjo sepse lufta jonë e vërtetë fillon tani”, tha ai.

Sipas presidentit turk, synimi është ndërtimi i strukturave të sigurta me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat e banimit brenda zonës sizmike.

Shefja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se krahu ekzekutiv i BE-së do të japë 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë.

Lajmet

Policia arreston të dyshuarin për sulm seksual në Gjilan

Published

on

By

Një person është arrestuar të hënën në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte e paraqitur më parë si person i zhdukur. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 12 maj, rreth orës 07:40.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, dy të vdekura

Published

on

By

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, kur një veturë që po drejtohej nga një femër ka dalë nga rruga. Si shoferja, ashtu edhe pasagjerja e veturës, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takoi Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini e uroi për detyrën e re

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës Ambasadorin e ri e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Një foshnje e porsalindur gjendet në qese mbeturinash në Prishtinë, nisin hetimet

Published

on

By

Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një qeseje të zezë në Prishtinë, pranë një deponie të mbeturinave.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara