Sport

Enis Bardhi bëhet me skuadër të re, mbetet në Superligën e Turqisë

Published

on

Enis Bardhi ka nënshkruar një kontratë të re me klubin turk Bodrumspor, duke vazhduar karrierën e tij në Superligën e Turqisë. Pas largimit nga Trabzonspor, ku nënshkroi kontratën me klubin e ri, Bardhi do të përfshihet në ekipin e Bodrumsporit deri në fund të sezonit.

Ky është një hap i ri për mesfushorin shqiptar, i cili ka vendosur të rikthehet në fushë me një skuadër të re. Gjatë periudhës së tij te Bodrumspor, Bardhi do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferin dhe Arlind Ajetin.

Bodrumspor, aktualisht në vendin e 16-të të Superligës turke, ndodhet në një situatë të vështirë, pasi rrezikon rënien nga kategoria nëse nuk përmirëson renditjen deri në fund të sezonit. Me përvojën dhe aftësitë e tij, Bardhi mund të ketë një ndikim të madh për ekipin në këto muajt e mbetur të kampionatit./UBTNews/

Sport

Sulmuesi i Tottenhamit, Myrtaj, kalon nga Shqipëria te Hungaria

Published

on

Sulmuesi i ekipit U18 të Tottenhamit, Leon Myrtaj, ka vendosur të ndërrojë përfaqësimin nga Shqipëria U17 drejt Hungarisë U18, njoftoi klubi anglez.

Tottenhami bëri të ditur se: “Sulmuesi i krahut, Leon Myrtaj, i bashkohet për herë të parë ekipit U19 të Hungarisë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë deri në grupmoshën e 17 vjeçarëve.”

Myrtaj ka luajtur shtatë ndeshje për Shqipërinë para se të merrte vendimin për të ndryshuar përfaqësimin kombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Florian Haxha mungon në grumbullimin e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji

Published

on

Mesfushori i djathtë Florian Haxha nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

“Mesfushori i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Suedisë, për shkak të gjendjes shëndetësore,” njoftoi FFK-ja.

Përndryshe, 23-vjeçari Haxha ka luajtur këtë edicion tre ndeshje me Motor Lublinin, ndërsa me Përfaqësuesen e Kosovës ka regjistruar dy paraqitje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Osmani do ta dekorojë Infantinon e FIFA-s

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shprehur mirënjohje ndaj të parës së vendit, Vjosa Osmani e cila do ta dekorojë kreun e FIFA-së, Gianni Infantino.

Dekorimi i tij do të bëhet gjatë ditës së mërkurë.

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani, Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën”, tha ai.

Ademi ka vlerësuar se ky akt është një dëshmi e respektit që ka vendi për rolin dhe kontributin e Infantinos për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet”.

Ademi u shpreh se vendimi i Presidentes Osmani forcon partneritetin.

Po ashtu, nën udhëheqjen e tij, FIFA ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në përmes programit “FIFA Forëard”, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollit në Kosovë. Ky vendim i juaji, znj. Presidente, forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet”, shkruan Ademi në një postim në Facebook.

Sipas tij, dekorimi i kreut të FIFA-së është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm.

Në emër të FFK-së, edhe një herë dua të ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe për vizionin tuaj që Kosova të përfaqësohet me dinjitet në çdo fushë, përfshirë edhe atë të futbollit”, tha ai./D.B/EO

Continue Reading

Sport

Thirrja e Dardanëve: Duhet të japim mbi 12 mijë veta maksimumin në stadium

Published

on

By

Grupi i tifozëve “Dardanët” ka bërë të ditur se nga sot (e martë) do të nisë shpërndarja e biletave për ndeshjen e shumëpritur të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet të premten dhe pritet të ketë rëndësi të madhe për fatin e “Dardanëve” në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026.

Në njoftimin e tyre, Dardanët theksojnë rëndësinë e kësaj sfide dhe bëjnë thirrje për mbështetje masive në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të premten presim Slloveninë dhe përcaktojmë tejet shumë fatin tonë drejt qëllimit madhor dhe ëndrrës së madhe për të rritur shpresat për Kupën e Botës 2026. Gjaku dhe zemra na vlojnë për ta ndihmuar ekipin tonë kombëtar drejt kësaj ambicie gjigante,” thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, biletat do të shpërndahen nëpërmjet përfaqësuesve të Dardanëve në qytetet përkatëse të vendit, si dhe në lokalin zyrtar të grupit pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, por kjo ndeshje është akoma më e rëndësishme sesa të tjerat që i kemi zhvilluar paraprakisht. Andaj, duhet të japim mbi 12 mijë veta maksimumin në stadium, përfshirë futbollistët në fushë, që ta bëjmë të mundur shënimin e një nate të paharruar për atdheun tonë dje të vuajtur e sot e përgjithmonë krenar,” përfundon njoftimi i grupit të tifozëve./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara