Kulturë

Ëndrrat pasqyrojnë kujtimet tona

Studimi i ri: Ëndrrat pasqyrojnë kujtimet tona, por parashikojnë edhe ngjarjet e së ardhmes.

Published

on

Ëndrrat që shohim në gjumë janë rezultat i një procesi që kombinon shpesh fragmente të përvojave të shumta të jetës, dhe që parashikon ngjarje të ardhshme. Në këtë përfundim ka arritur një studim më i fundit mbi to.

Rezultatet e studimit në fjalë, tregojnë se 53.5 për qind e ëndrrave kishin të bënin me kujtimet e personit që i sheh ato, dhe gati 50 për qind e raporteve me një burim kujtesën, ishin të lidhura me përvoja të shumta të së kaluarës.

Po ashtu, studimi zbuloi se 25.7 për qind e ëndrrave, kishin të bënin me ngjarje specifike të afërta, dhe 37.4 për qind të ëndrrave me një burim të ardhshëm ngjarjesh, gjithashtu kishin të bënin me një ose më shumë kujtime specifike të përvojave të kaluara.

Në studim u vure se ëndrrat e orientuara drejt së ardhmes, u bënë proporcionalisht më të zakonshme më vonë gjatë natës.“Njerëzit janë përpjekur shumë për mijëra vjet që të gjejnë kuptimin që kanë ëndrrat”- tha studiuesja kryesore Erin Uomsli, që ka një doktoraturë në neuroshkencën njohëse dhe është profesore e asociuar në Departamentin e Psikologjisë dhe programit të Neuroshkencë në Universitetin Furman në Karolinën e Jugut, SHBA.

“Me këtë studim ne paraqesim prova të reja, se ëndrrat pasqyrojnë një funksion të përpunimit të kujtesës. Edhe pse prej kohësh ëndrrat përfshijnë fragmente të përvojës së kaluar, të dhënat tona sugjerojnë se ëndrrat parashikojnë gjithashtu ngjarje të mundshme në të ardhmen”- thekson ajo.

Studimi përfshiu 48 studentë që e kaluan natën në laborator për vlerësimin e gjumit brenda natës, duke përdorur polisomnografinë. Gjatë natës, pjesëmarrësit u zgjuan deri në 13 herë,për të raportuar mbi përvojat e tyre gjatë fillimit të gjumit, gjumit REM dhe gjumit jo–REM. Mëngjesin e ditës tjetër, pjesëmarrësit identifikuan dhe përshkruan burimet e jetës reale për secilën ëndërr të raportuar mbrëmjen e mëparshme. Në total u analizuan 481 raport mbi ëndrrat.

“Ky është një përshkrim i ri se si ëndrrat frymëzohen nga burime të shumta të jetës reale, duke përdorur fragmente të përvojës së kaluar, për të ndërtuar skenarë të rinj që parashikojnë ngjarjet e ardhshme”- shprehet Uomsli.

Sipas studiueses, rritja proporcionale e ëndrrave të orientuara drejt së ardhmes,gjatë pjesës së mëvonshme të gjumit, mund të diktohet nga afërsia kohore me ngjarjet e ardhshme. Ndërsa këto ëndrra përshkruajnë rrallë në realitet ngjarjet e ardhshme, aktivizimi dhe ri–kombinimi i fragmenteve të kujtesës që lidhen me të ardhmen mund të shërbejë si një funksion adaptues. / bota.al

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara