Sport

Empoli i bëri ofertë marramendëse, por Ardian Ismajli ende i pavendosur për të ardhmen

Published

on

E ardhmja e mesfushorit nga Kosova Ardian Ismajlit nuk është vendosur akoma.

Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshejeje të re.

“Ismajlit i kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar. Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne. Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike. Sido qoftë përgjigja e tij ne e rrespektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesionist të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi. /UBT News/

Lajmet

​Fitore e madhe për Suharekën

Published

on

By

Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Kjo skuadër triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Eneid Kodra ishte ai që hapi serinë e golave, duke kaluar Suharekën në epërsi që në minutën e 15-të. Skuadra vendase e gjeti golin edhe në pjesën e dytë, kur Liridon Fetahaj shënoi në minutën e 59-të, duke i dhënë qetësi ekipit të tij.

Ndërkaq, golin e nderit për Feronikelin 74 e shënoi Lavdim Zumberi, për rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Suhareka është ngritur nga pozita e parafundit në vendin e tetë me 29 pikë, duke e rritur shpresën për mbijetesë. Llapi tashmë ka zbritur në pozitën e nëntë me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 vazhdon ta mbajë vendin e fundit me 13 pikë.

Continue Reading

Sport

​Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick, Kampi Nacional me 14,000 ulëse

Published

on

By

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte.

“Në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt. FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Continue Reading

Sport

​Suhareka-Feronikeli 74’, ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligë

Published

on

By

Do të zhvillohet sot ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligën e Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Suhareka me FeronikeliN 74’.

Këto dy skuadra e përmbyllin renditjen tabelare duke qenë kështu kandidatët kryesor për të rënë një rang më poshtë të garave në futbollin e Kosovës.

Feronikeli 74 ka vetëm 13 pikë në pozitën e 10-të, kurse Suhareka është në vendin e nëntë me 26 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00.

Continue Reading

Sport

Hendboll/ Kosova zhvillon sot përballjen vendimtare me Ukrainën

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll do të zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro 2026”.

“Dardanët” e presin në Prishtinë Kombëtaren e Ukrainës, sfidë e cila nis nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Gjatë katër ditëve të fundit, djelmoshat e Kosovës janë stërvitur intenzivisht nën urdhrat e trajneri Bujar Qerimi i cili është optimistë për sukses në ballafaqim me ukrainasit. Ai shprehet i bindur se fitorja do të mbetet në Prishtinë.

“Qëllimi ynë është fitorja. Pikën që e kemi fituar me Holandën është e vlefshme në rastin e fitores, po mendoj në bindjen e plotë që duhet ne të fitojmë sepse e meritojmë dhe kemi kualitetin, jo për diçka tjetër por kualiteti është dhe mundësitë. Rivaliteti përafërsisht jemi njëjtë, pa e nënçmuar Ukrainën sepse edhe ata kanë lojtarë jashtëzakonisht shumë të mirë por besoj që fitorja do të mbetet në Prishtinë”, ka thënë Qerimi.

Në grup me Kosovën është edhe Kombëtarja e Holandës, ndaj së cilës Kosova mori një pikë nga ballafaqimi me ta.

Continue Reading

Të kërkuara