Botë

Emisari i zgjedhur për Ukrainën thotë se Trumpi dëshiron një përfundim të drejtë të luftës

Published

on

I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjedhur amerikan do të ketë parasysh interesat e Kievit kur ai të nisë punën për arritjen e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftës dhe do të synojë që zgjidhja të jetë e drejtë.

Njerëzit kanë nevojë ta kuptojë se ai nuk po tenton t’i japë diçka [presidentit rus, Vladimir] Putin apo rusëve”, tha Keith Kellogg, gjenerallejtënant në pension, të cilin Trumpi e ka zgjedhur në postin e të dërguarit të tij për Ukrainën dhe Rusinë dhe e ka ngarkuar me udhëheqjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Ai po tenton të shpëtojë Ukrainën dhe të shpëtojë sovranitetin e saj”, tha Kellogg gjatë një interviste për Fox News më 8 janar. “Ai do të sigurohet që të jetë i drejtë dhe këtë e ka thënë vazhdimisht”, përfshirë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar tha se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh pasi të merrte detyrën e presidentit. Tani ai shpreson që t’u japë fund luftimeve brenda gjashtë muajve.

Shpresoj që të ndodhë para se të kalojnë gjashtë muaj”, tha Trump gjatë një konference për media më 7 janar kur u pyet nëse do të mund të zgjidhte konfliktin për gjysmë viti.

Kellogg tha se ai preferon një periudhë më të shkurtër kohore, në një periudhë prej 100 ditësh nga inaugurimi i Trumpit si presidenti më 20 janar. Sipas emisarit, ai dhe Trumpi dëshirojnë që t’i japin fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

Kellogg nuk pranoi të zbulonte përmbajtjen e ndonjë nga bisedat e tij me Trumpin mbi luftën, duke thënë se Trump “flet vetë” dhe më shumë informacione për këtë temë do të bëhen publike pas inaugurimit.

Ai la të kuptohet se po punohet që Trump dhe Putin të bisedojnë.

Ne do të vendosim kushtet… dhe ai më pas do të jetë në pozitë që të bisedojë me Putinin dhe po ashtu me presidentin Zelensky dhe mendoj se do të arrijmë deri te një zgjidhje në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Kellogg.

Megjithatë, ai nuk u pyet lidhur me shtyrjen e një vizite që ai pritej të zhvillonte gjatë këtij muaji në Kiev dhe në kryeqytete të tjera evropiane. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, njoftoi më 7 janar se kjo vizitë do të riplanifikohet.

Gjatë intervistës, Kellogg kritikoi presidentin amerikan, Joe Biden, për moskomunikim me Putinin, duke thënë se kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur ata kanë biseduar. Trump, në anën tjetër, flet si me kundërshtarët ashtu edhe me aleatët, tha ai.

Ai e di se duhet të flitet me njerëz për të arritur te një zgjidhje përfundimtare dhe kjo është ajo çfarë ne do të bëjmë”, tha Kellogg./REL/

Lajmet

Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Published

on

By

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.

Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.

(more…)

Continue Reading

Aktualitet

Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”

Published

on

By

Edhe pse presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekonomia amerikane po lulëzon dhe inflacioni është zgjidhur, një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se shumica e amerikanëve nuk pajtohen me këtë.

Sipas sondazhit, 68% e të anketuarve nuk besojnë se ekonomia po përjeton rritje të madhe, përfshirë edhe shumë republikanë. Brenda Partisë Republikane, opinionet janë të ndara: 56% mendojnë se ekonomia po lulëzon, ndërsa 43% nuk pajtohen.

Rezultatet vijnë ndërsa afrojnë zgjedhjet e pjesshme të Kongresit më 3 nëntor, ku republikanët do të mbrojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Pakistani nis sulme në Afganistan, ministri: “Luftë e hapur”

Published

on

By

Pakistani ka bombarduar caqe qeveritare në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në Kandahar, ku është e vendosur udhëheqja talibane, thanë zyrtarë nga të dyja vendet të premten, ndërsa ministri pakistanez i Mbrojtjes e cilësoi konfliktin si “luftë të hapur”.

Sulmet ajrore pakistaneze shënojnë herën e parë që Islamabadi ka vënë në shënjestër drejtpërdrejt instalime të talibanëve, e jo militantë që pretendohet se mbështeten prej tyre, duke sinjalizuar një përçarje të thellë në marrëdhëniet mes dy fqinjëve islamikë, dikur aleatë të afërt.

Burime të sigurisë në Pakistan thanë se sulmet përfshinë raketa ajër-tokë ndaj zyrave dhe pikave ushtarake talibane në Kabul, Kandahar, si dhe në provincën Paktia. Gjithashtu, janë raportuar përleshje tokësore në disa sektorë përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Talibanët thanë se kanë nisur sulme hakmarrëse ndaj objekteve ushtarake pakistaneze.

Të dyja palët raportuan humbje të mëdha, duke dhënë shifra dukshëm të ndryshme, të cilat Reuters nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

“Durimit tonë i ka ardhur fundi. Tani është luftë e hapur mes nesh dhe jush (Afganistanit)”, deklaroi ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Si krahasohen ushtritë e Pakistanit dhe talibanëve afganë mes rritjes së tensioneve?

Published

on

By

Përleshjet ndërkufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit janë intensifikuar gjatë natës, me të dyja palët që pretendojnë humbje të mëdha, ndërsa ministri pakistanez i Mbrojtjes ka deklaruar se vendi i tij ndodhet në një “luftë të hapur” me fqinjin.

Ndërsa tensionet vazhdojnë, ja një vështrim se si Pakistani e tejkalon ndjeshëm Afganistanin për nga forcat ushtarake dhe arsenali, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër.

Forcat e armatosura të Pakistanit përfitojnë nga rekrutimi dhe mbajtja e mirë e personelit, të mbështetura nga pajisje ushtarake të furnizuara nga partneri i tij kryesor në mbrojtje, Kina. Islamabadi vazhdon të investojë në programet e tij bërthamore dhe po modernizon gjithashtu marinën dhe forcën ajrore.

Ndërkohë, kapacitetet e forcave të armatosura të talibanëve afganë janë në rënie, për shkak të dobësimit të aftësisë për të përdorur pajisjet e huaja që grupi islamist mori pas rikthimit në pushtet në vitin 2021. Mungesa e njohjes ndërkombëtare të administratës talibane ka ndikuar po ashtu negativisht në modernizimin ushtarak.

Personeli

Pakistani ka rreth 660 mijë trupa aktive në forcat e tij të mbrojtjes, prej të cilëve 560 mijë në ushtri, 70 mijë në forcën ajrore dhe 30 mijë në marinë.

Forcat e talibanëve afganë janë dukshëm më të vogla, me rreth 172 mijë trupa aktive. Megjithatë, grupi ka njoftuar plane për ta rritur numrin në 200 mijë.

Mjetet luftarake dhe artileria

Pakistani disponon më shumë se 6 mijë mjete të blinduara luftarake dhe mbi 4,600 njësi artilerie.

Forcat afgane posedojnë gjithashtu mjete të blinduara, përfshirë tanke kryesore beteje të epokës sovjetike, transportues të blinduar personeli dhe mjete të tjera, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Edhe numri i artilerisë që zotërojnë – të paktën tre lloje të ndryshme – mbetet i panjohur.

Forca ajrore

Pakistani ka një flotë prej 465 avionësh luftarakë dhe më shumë se 260 helikopterë, përfshirë helikopterë shumëfunksionalë, sulmues dhe transportues.

Afganistani nuk ka avionë luftarakë dhe praktikisht nuk ka një forcë ajrore funksionale. Dihet se posedon të paktën gjashtë avionë – disa prej tyre që datojnë nga periudha sovjetike – dhe 23 helikopterë, por nuk është e qartë sa prej tyre janë në gjendje funksionale.

Arsenali bërthamor

Pakistani është një shtet me armë bërthamore dhe posedon rreth 170 koka bërthamore, ndërsa Afganistani nuk ka arsenal bërthamor. /Retuers/

 

Continue Reading

Të kërkuara