Sport

Emërimi i Mancinit shkakton pakënaqësi te klubet e Serie A, Conte ishte zgjedhja e preferuar

Published

on

Emërimi i Roberto Mancinit në postin e përzgjedhësit të Kombëtares së Italisë ka shkaktuar pakënaqësi te disa klube të Serie A, jo vetëm për faktin se preferenca e tyre ishte Antonio Conte, por edhe për mënyrën se si u zhvillua procesi i përzgjedhjes.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë Corriere della Sera, Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubeve të elitës italiane e konsideronin Conten kandidatin ideal për stolin e “Azzurrëve”. Madje, ata ishin të gatshëm të mbulonin një pjesë të pagës së tij për ta bërë të mundur emërimin.

Megjithatë, burimi kryesor i pakënaqësisë nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e Mancinit, por me faktin se klubet pretendojnë se nuk u konsultuan gjatë procesit të vendimmarrjes. Sipas tyre, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, duhej të përfshinte klubet në diskutime përpara se të vendoste për trajnerin e ri të kombëtares.

Kjo situatë ka krijuar zhgënjim të madh te përfaqësuesit e Serie A, veçanërisht pasi klubet kishin mbështetur Malagòn në zgjedhjet për president të FIGC-së, ku ai u zgjodh më 22 qershor, duke mposhtur Giancarlo Abeten. Sipas mediave italiane, shumë drejtues klubesh besojnë se marrëdhënia e afërt mes Malagòs dhe Mancinit ka ndikuar në këtë vendim, duke bërë që ata të ndihen të anashkaluar.

Pakënaqësitë u shprehën edhe gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Federal të FIGC-së, ku presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli, së bashku me përfaqësues të tjerë të futbollit italian, kërkuan që klubet dhe palët e interesuara të kenë rol më aktiv në vendimet strategjike që lidhen me kombëtaren.

Nga ana tjetër, Malagò ka mbrojtur vendimin e tij, duke deklaruar se federata nuk kishte më kohë për të humbur pas zhvillimeve të fundit që përfshinë Andrea Pirlon, si dhe largimet e Paolo Maldinit dhe Leonardos.

Pavarësisht tensioneve, Serie A publikoi një deklaratë zyrtare ku i uroi mirëseardhjen Roberto Mancinit si përzgjedhës dhe Claudio Ranierit në rolin e drejtorit teknik, duke theksuar se prioriteti tani duhet të jetë uniteti dhe bashkëpunimi për të ardhmen e futbollit italian.

Megjithatë, mediat italiane mbeten skeptike për marrëdhëniet mes Federatës dhe klubeve të Serie A, duke ngritur pikëpyetje nëse ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë apo mosmarrëveshjet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane në një mendje: Zhegrova meriton më shumë minuta te Juventusi

Published

on

By

Edon Zhegrova po vazhdon të marrë vëmendje në mediat italiane dhe evropiane, pas paraqitjes së tij në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Napolit, ku kontribuoi me një asistim.

Paraqitja e reprezentuesit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta, me disa prej mediave të njohura që i kanë bërë thirrje trajnerit Luciano Spalletti t’i japë më shumë hapësirë në fushë.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe menjëherë i dha më shumë gjallëri repartit ofensiv të Juventusit, duke rrezikuar vazhdimisht përmes driblimeve, depërtimeve dhe harkimeve.

Një statistikë interesante nga kjo ndeshje është se kosovari realizoi më shumë goditje brenda vetëm tri minutave sesa dy sulmuesit Kolo Muani dhe Nick Woltemade gjatë gjithë takimit.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga mediat prestigjioze si “Goal”, “Tuttomercatoweb” dhe “Corriere della Sera”, të cilat vlerësuan ndikimin e tij në lojën e skuadrës torineze.

“Një aksion i tij solli golin e epërsisë 1:0. U inkuadrua në lojë dhe i dha gjallëri skuadrës. Padyshim që meriton më shumë hapësirë”, shkroi “Tuttomercatoweb”.

Ndërkohë, “Corriere della Sera” e vlerësoi kontributin e tij me fjalët: “Freskia dhe energjia e re që bëjnë diferencën”.

Edhe mediumi “Goal” theksoi ndikimin e Zhegrovës pas inkuadrimit në lojë.

“I futur në lojë në minutën e 59-të, Zhegrova solli freski dhe më shumë depërtim në sulmin e Juventusit. Rreth minutës së 75-të, ai pati dy goditje radhazi që u bllokuan nga mbrojtja e Napolit, duke e mbajtur kundërshtarin nën presion, ndërsa Juventusi kërkonte golin e fitores”, shkroi “Goal”.

Kështu, paraqitjet e fundit të Zhegrovës po shtojnë zërat se reprezentuesi kosovar meriton më shumë minuta në dispozicion te Juventusi.

D.L

Continue Reading

Sport

Atletico Madridi arrin marrëveshje me Lisandro Martinezin, argjentinasi drejt largimit nga Unitedi

Published

on

By

Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit ose në verën e ardhshme.

Sipas mediumit “North Bank Insider”, negociatat mes përfaqësuesve të futbollistit argjentinas dhe klubit madrilen kanë nisur prej kohësh, ndërsa trajneri Diego Simeone thuhet se e dëshiron me ngulm transferimin e tij.

Martinez ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, sipas raportimeve, mbrojtësi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën apo të aktivizojë opsionin e vazhdimit të saj.

Ky qëndrim raportohet se lidhet edhe me pakënaqësitë e tij ndaj drejtuesve të klubit anglez, pas kritikave të bëra në lidhje me humbjen e Manchester Unitedit ndaj Atletico Madridit.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur me futbollistin, Atletico Madridi ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester Unitedin për transferimin e tij.

Klubi spanjoll mund të tentojë ta konkretizojë marrëveshjen që në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, Martinez së fundmi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen ndaj Chelseat dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Manchester Unitedit kundër Aston Villas, në kuadër të Premier League.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit ndaj Napolit, realizohet supergol nga Alajbegoviq

Published

on

By

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Napolit, në derbin e vlefshëm për javën e dhjetë të Serie A, ku protagonist ishte edhe futbollisti kosovar Edon Zhegrova.

Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe kontribuoi me një asistim në golin e epërsisë për skuadrën torineze.

Zhegrova arriti të lirohej nga presioni i një futbollisti kundërshtar dhe më pas asistoi për Kerim Alajbegoviqin, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca, duke shfrytëzuar edhe ndihmën e shtyllës, realizoi për 1:0.

Fitoren e Juventusit e vulosi Jeremie Boga, i cili në minutën e 87-të shënoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Për Zhegrovën ky ishte asistimi i dytë në tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa ka realizuar edhe dy gola.

Napoli luajti me një futbollist më pak nga minuta e 75-të, pasi Luca Marianucci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Në pjesën e dytë, për skuadrën napolitane u aktivizua edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa Napoli zbret në pozitën e tetë me 14 pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kimi Antonelli shkruan histori, bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1

Published

on

By

Piloti italian Kimi Antonelli ka hyrë në histori të Formula 1, duke u bërë kampioni më i ri në historinë e këtij sporti.

20-vjeçari siguroi titullin e kampionit pas përfundimit në vendin e tretë në Çmimin e Madh të Meksikës, dy gara para mbylljes së sezonit.

Me këtë sukses, Antonelli theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga gjermani Sebastian Vettel, i cili ishte shpallur kampion në vitin 2010, në moshën 23-vjeçare e 133-ditëshe. Ndërsa italiani e arriti këtë sukses në moshën 20-vjeçare e 68-ditëshe.

Piloti i Mercedesit kryeson renditjen me 365 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, George Russell, renditet i dyti me 242 pikë.

Pas këtij suksesi historik, emocionet ishin të mëdha për Antonellin, i cili në një intervistë me ish-kampionin e botës, Nico Rosberg, nuk i fshehu ndjenjat dhe mirënjohjen për njerëzit që e ndihmuan të arrinte këtë sukses.

“Pa Mercedesin dhe pa familjen time, nuk do të isha këtu. Jam pa fjalë. Po përpiqem ende ta përpunoj atë që ndodhi”, u shpreh italiani.

Ai gjithashtu e cilësoi të jashtëzakonshme ndarjen e podiumit me dy kampionë të shumtë të botës, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.

Garën në Meksikë e fitoi Max Verstappeni i Red Bullit, ndërsa në vendin e dytë përfundoi Lewis Hamilton i Ferrarit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara