Teknologji

Elon Musk: SpaceX dëshiron të sjellë internetin satelitor në Iran

Starlink fitohet përmes blerjes së antenave, modemeve dhe abonimeve me tarifa që ndryshojnë sipas vendit.

Published

on

SpaceX do të aplikojë për një përjashtim nga sanksionet e ShBA-së kundër Iranit në një përpjekje për të ofruar shërbimin e saj të internetit satelitore në vend, tha të hënën pronari Elon Musk.

Starlink do të aplikojë për një përjashtim nga sanksionet kundër Iranit”, tha Musk në përgjigje të një postimi në Twitter nga një reporter shkencor.

Musk fillimisht kishte njoftuar se shërbimi i internetit satelitor Starlink ishte vënë në dispozicion në çdo kontinent, përfshirë Antarktidën me kompaninë që planifikonte të lëshonte deri në 42 mijë satelitë për të rritur lidhjen.

Gazetari shkencor me origjinë iraniane, Erfan Kasraie, kishte thënë në Twitter se sjellja e shërbimit në Iran mund të ishte një “ndryshues i vërtetë i lojës për të ardhmen” e vendit, gjë që shkaktoi përgjigjen e Musk.

I lançuar në fund të vitit 2020, Starlink ofron shërbim me brez të gjerë me shpejtësi të lartë për klientët në zonat e shërbyera dobët nga rrjetet tokësore fikse dhe celulare përmes një plejade satelitësh në orbitën e ulët të tokës.

Shërbimi u bë i njohur pasi furnizoi me antena dhe modem ushtrinë ukrainase për të përmirësuar aftësitë e saj të komunikimit në luftën e saj me Rusinë.

Starlink fitohet përmes blerjes së antenave, modemeve dhe abonimeve me tarifa që ndryshojnë sipas vendit.

Gati tre mijë satelitë Starlink janë vendosur që nga viti 2019 dhe SpaceX po kryen rreth një lëshim në javë, duke përdorur raketat e veta Falcon 9 për të përshpejtuar vendosjen e tij.

Irani ka qenë nën një regjim të ashpër të sanksioneve të ShBA-së që kur ish-presidenti Donald Trump përfundoi një marrëveshje të vitit 2015 mbi aktivitetet e tij bërthamore.

Ndërsa presidenti aktual Joe Biden mbështet një rinegocim të marrëveshjes, këmbëngulja iraniane për garancitë afatgjata nga Uashingtoni i ka ngecur diskutimet.

Raunde të reja sanksionesh u vendosën ndaj Iranit këtë muaj pasi një kompani me bazë në Teheran ndihmoi dërgimin e dronëve në Rusi dhe në përgjigje të një sulmi masiv kibernetik që synonte Shqipërinë në korrik të kryer nga ministria e inteligjencës e Iranit. /UBTNews/

Teknologji

iPhone me dy prezantime vjetore, Apple ndryshon qasjen

Published

on

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple do ta ndajë serinë iPhone 18 në dy grupe – seritë Pro do të vijnë në vjeshtën e vitit 2026, ndërsa seria vanilje do të mbërrijë në pranverën e vitit 2027.

Në këtë mënyrë, Apple do ta zvogëlojë varësinë nga bërja e ngjarjes së vjeshtës një spektakël të madh. Vitin e ardhshëm, Apple ka të ngjarë të njoftojë iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max, iPhone Fold e ndoshta ora inteligjente dhe Mac të rinj, në vjeshtë.

Në pranverën e vitit 2027, Apple njofton modelin bazë iPhone 18, një pasardhës të mundshëm të iPhone 16e (iPhone 18e) dhe një pasardhës të mundshëm të iPhone Air. Kjo qasje me dy drejtime është në thelb më fleksibile dhe do të lehtësojë ngarkesën operative të Apple.

Lidhur me iPhone Air, Apple thuhet se po përdor pajisjen me vëllim të ulët si platformë testimi hardueri për iPhone-in e palosshëm, i cili pritet të ketë ndërtim të ngjashëm. Raportet e mëparshme sugjerojnë se iPhone Air nuk do të ketë një lente të dytë kamere, për shkak të bindjes së Apple se një njësi ultra e gjerë nuk është shumë e kërkuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?

Published

on

Aplikacioni Viber ka prezantuar një funksion të bazuar në inteligjencë artificiale që përmbledh përmbajtjen e faqeve të internetit brenda bisedave.

Me opsionin “AI përmbledhje linku”, përdoruesit mund të marrin pasqyrë të shpejtë të artikujve, blogeve apo raporteve pa e lënë bisedën.

Funksioni ofron gjithashtu përkthim automatik: për shembull, nëse gjuha e aplikacionit është shqip dhe linku është në anglisht, përmbledhja shfaqet në shqip.

Rakuten Viber siguron se kjo veçori është falas për të gjithë përdoruesit, duke përfshirë bisedat një‑me‑një, grupet, komunitetet dhe kanalet.

Teknologjia funksionon vetëm me linke nga interneti dhe nuk përpunon mesazhet private të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Zhgënjim me iPhone Air, por a ishte kjo pjesë e strategjisë së Apple?

Published

on

iPhone Air , megjithëse mahnitës në vetvete, nuk është shitur shumë mirë.

Mark Gurman i Bloomberg pohon se kjo ndodh sepse kompania ka pasur për qëllim ta përdorë Air si një “ushtrim teknologjik” në pritje të iPhone-it të palosshëm .

Gurman pretendon se Apple ishte në dijeni se iPhone Air , veçanërisht gjenerata e parë, nuk do të shitej më mirë se modelet iPhone Plus që po zëvendëson.

Në vend të kësaj, Apple e caktoi lansimin e iPhone Air një vit para se të dalë iPhone i palosshëm , vetëm që lansimi i këtij të fundit të shkojë pa probleme. Por nuk janë konsumatorët ata që Apple po përgatit me ndihmën e iPhone Air : është zinxhiri i furnizimit.

iPhone i palosshëm duhet të përdorë shumë nga të njëjtat materiale, përbërës të brendshëm, teknologji baterie dhe teknika si iPhone Air .

Me daljen e Air, zinxhiri i furnizimit do të jetë në gjendje t’i përgatisë këto pjesë shumë më shpejt vitin e ardhshëm për lansimin e iPhone të palosshëm. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Modeli OnePlus 15 përditësohet menjëherë pas debutimit global

Published

on

OnePlus 15 u prezantua në Kinë muajin e kaluar dhe dje bëri debutimin e tij global. Vetëm një ditë më pas, modeli ndërkombëtar ka filluar të marrë përditësimin e parë të softuerit.

Ky është përditësimi që do t’i presë përdoruesit sapo ta marrin pajisjen. Përditësimi vjen si OxygenOS 16.0.1.303, i bazuar në Android 16.

Ai po shpërndahet si për tregun indian, me firmware CPH2745_16.0.1.303(EX01), ashtu edhe për atë të Bashkimit Evropian, me firmware CPH2747_16.0.1.303(EX01). Paketa e re sjell patch-in e sigurisë së muajit nëntor 2025, si dhe një sërë përmirësimesh funksionale.

Në listën e ndryshimeve përfshihen: hapja më e shpejtë e aplikacioneve nga Ekrani Kryesor, mundësia për të personalizuar emrat e veglave, rregullimi i madhësisë së orës në temat Flux, grumbullimi i veglave përmes zvarritjes së tyre.

Po ashtu drejtimi automatik i imazheve portret dhe arkitekturore gjatë prerjes e rrotullimit, vendosja e videove si zile, skanim më i shpejtë i viruseve, animacion i përmirësuar për sensorin e gjurmës së gishtit, një ndërfaqe e re për motorin e rrjetit AI LinkBoost, njoftime në kohë reale për përshpejtimin e rrjetit në kushte të dobëta, si dhe opsioni për të testuar shpejtësinë e rrjetit dhe për të parë detajet e statusit të tij.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara