Teknologji

Elon Musk prezanton Grokipedia-n, platformën e re që sfidon Wikipedia-n

Published

on

Kompania e Inteligjencës Artificiale e Elon Musk, xAI, lansoi versionin e saj të hershëm të Grokipedia të hënën.

Bëhet fjalë për një platformë, e cila thuhet se është një enciklopedi e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të konkurruar me Wikipedia-n.

Themeluesi miliarder i Tesla-s, i cili e ka kritikuar prej kohësh Wikipedia-n për atë që ai e quan “paragjykim editorial”, më parë e përshkroi Grokipedia-n si një “alternativë më të vërtetë dhe të pavarur”.

E mundësuar nga Grok, chatbot-i i xAI-së i trajnuar në të dhëna në kohë reale, platforma synon të riformësojë mënyrën se si krijohet dhe ndahet njohuria online. Grokipedia zyrtarisht u lansua në grokipedia.com, megjithëse debutimi nuk ishte pa probleme.

Faqja u lansua të hënën pasdite, por “u rrëzua” brenda disa orësh, përpara se të kthehej online më vonë atë mbrëmje.

Vizitorët e hershëm raportuan se kishin parë një faqe kryesore minimaliste të titulluar “Grokipedia v0.1” me një shirit të thjeshtë kërkimi.

Në lansim, platforma “strehoi” 885,279 artikuj, megjithëse shumë përdorues thanë se pjesë të mëdha dukeshin të ishin përshtatur ose kopjuar nga Wikipedia.

Lëshimi shënon një hap në përpjekjet e Musk për të ndërtuar sisteme të IA-së “që sfidojnë narrativat kryesore”. /A.Z/UBT News/

 

Teknologji

Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?

Published

on

Aplikacioni Viber ka prezantuar një funksion të bazuar në inteligjencë artificiale që përmbledh përmbajtjen e faqeve të internetit brenda bisedave.

Me opsionin “AI përmbledhje linku”, përdoruesit mund të marrin pasqyrë të shpejtë të artikujve, blogeve apo raporteve pa e lënë bisedën.

Funksioni ofron gjithashtu përkthim automatik: për shembull, nëse gjuha e aplikacionit është shqip dhe linku është në anglisht, përmbledhja shfaqet në shqip.

Rakuten Viber siguron se kjo veçori është falas për të gjithë përdoruesit, duke përfshirë bisedat një‑me‑një, grupet, komunitetet dhe kanalet.

Teknologjia funksionon vetëm me linke nga interneti dhe nuk përpunon mesazhet private të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Zhgënjim me iPhone Air, por a ishte kjo pjesë e strategjisë së Apple?

Published

on

iPhone Air , megjithëse mahnitës në vetvete, nuk është shitur shumë mirë.

Mark Gurman i Bloomberg pohon se kjo ndodh sepse kompania ka pasur për qëllim ta përdorë Air si një “ushtrim teknologjik” në pritje të iPhone-it të palosshëm .

Gurman pretendon se Apple ishte në dijeni se iPhone Air , veçanërisht gjenerata e parë, nuk do të shitej më mirë se modelet iPhone Plus që po zëvendëson.

Në vend të kësaj, Apple e caktoi lansimin e iPhone Air një vit para se të dalë iPhone i palosshëm , vetëm që lansimi i këtij të fundit të shkojë pa probleme. Por nuk janë konsumatorët ata që Apple po përgatit me ndihmën e iPhone Air : është zinxhiri i furnizimit.

iPhone i palosshëm duhet të përdorë shumë nga të njëjtat materiale, përbërës të brendshëm, teknologji baterie dhe teknika si iPhone Air .

Me daljen e Air, zinxhiri i furnizimit do të jetë në gjendje t’i përgatisë këto pjesë shumë më shpejt vitin e ardhshëm për lansimin e iPhone të palosshëm. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Modeli OnePlus 15 përditësohet menjëherë pas debutimit global

Published

on

OnePlus 15 u prezantua në Kinë muajin e kaluar dhe dje bëri debutimin e tij global. Vetëm një ditë më pas, modeli ndërkombëtar ka filluar të marrë përditësimin e parë të softuerit.

Ky është përditësimi që do t’i presë përdoruesit sapo ta marrin pajisjen. Përditësimi vjen si OxygenOS 16.0.1.303, i bazuar në Android 16.

Ai po shpërndahet si për tregun indian, me firmware CPH2745_16.0.1.303(EX01), ashtu edhe për atë të Bashkimit Evropian, me firmware CPH2747_16.0.1.303(EX01). Paketa e re sjell patch-in e sigurisë së muajit nëntor 2025, si dhe një sërë përmirësimesh funksionale.

Në listën e ndryshimeve përfshihen: hapja më e shpejtë e aplikacioneve nga Ekrani Kryesor, mundësia për të personalizuar emrat e veglave, rregullimi i madhësisë së orës në temat Flux, grumbullimi i veglave përmes zvarritjes së tyre.

Po ashtu drejtimi automatik i imazheve portret dhe arkitekturore gjatë prerjes e rrotullimit, vendosja e videove si zile, skanim më i shpejtë i viruseve, animacion i përmirësuar për sensorin e gjurmës së gishtit, një ndërfaqe e re për motorin e rrjetit AI LinkBoost, njoftime në kohë reale për përshpejtimin e rrjetit në kushte të dobëta, si dhe opsioni për të testuar shpejtësinë e rrjetit dhe për të parë detajet e statusit të tij.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Wi-Fi publik: Rrjeti që mund t’ju vjedhë të dhënat personale

Published

on

Miliona njerëz përdorin Wi-Fi publik për të kursyer të dhëna mobile, por Google paralajmëron se ky zakon rrezikon sigurinë e tyre.

Në një dokument, gjigandi këshillon përdoruesit e smartfonëve të shmangin sa më shumë përdorimin e rrjeteve publike të pa-sigurta.

Sipas Google, shumë Wi-Fi publik janë të pakriptuara e të sulmueshme nga hakerët, që do të thotë se informacioni që dërgoni bjen në duart e kriminelëve. Hyrja në llogari ose përdorimi i kredencialeve gjatë lidhjes me Wi-Fi publik rrit rrezikun e komprometimit të të dhënave.

Ekspertët e sigurisë kibernetike e mbështesin këtë paralajmërim.

Dr. Manny Niri, lektor në Oxford Brookes University, tha se Wi-Fi publik mund të jetë i rrezikshëm se shumë rrjete nuk janë të kriptuara e hakerët kapin të dhënat ose krijojnë hotspot-e false për të mashtruar përdoruesit.

Google publikoi këshillat në dokumentin 10-faqesh “Behind the Screen” për tetor 2025, ku udhëzon përdoruesit të monitorojnë llogaritë bankare e raportin e kreditit si sinjale të hershme. Rekomandohet përdorimi i versioneve të sistemit operativ dhe patch-eve të sigurisë.

Oliver Buxton nga Norton thekson se hotspot-et falas transmetojnë të dhëna në tekst të thjeshtë, duke i bërë përdoruesit të prekshëm ndaj sulmeve kibernetike. Hotspot-et mashtruese që imitojnë rrjete legjitime mashtrojnë përdoruesit për të vjedhur trafikun e tyre online.

Jake Moore, këshilltar sigurie në ESET, sugjeron që përdoruesit të kontrollojnë gjithmonë se janë lidhur me rrjetin para se të hyjnë në internet. Dr. Niri shton se përdorimi i VPN, vizita vetëm në faqet e sigurta (https) dhe kalimi në të dhëna mobile janë më të sigurta.

Nëse përdorni Wi-Fi publik, shmangni hyrjen në llogari të rëndësishme si banka ose email, dhe mbani softuerin gjithmonë të përditësuar.

Google paralajmëron për mesazhe mashtruese (SMS phishing) që synojnë të vjedhin të dhënat personale. Këto përdorin urgjencë, gabime drejtshkrimore ose lidhje të dyshimta.

Ekspertët këshillojnë të ndiqni disa rregulla bazë për t’i identifikuar:

Autoriteti: Mos i besoni automatikisht mesazheve që pretendojnë të jenë nga banka ose autoritete të tjera.

Urgjenca: Mos nxitoni për shkak të kërcënimeve ose afateve të shkurtra.

Emocioni: Mos lejoni që frika, paniku apo kurioziteti t’ju mashtrojnë.

Mungesa e burimeve: Oferta që duken shumë të mira për të qenë të vërteta shpesh janë mashtrime.

Ngjarje aktuale: Kriminelët përdorin lajmet ose eventet e fundit për t’u dukur të besueshëm.

Përdoruesit mund të mbrojnë informacionin personal dhe të reduktojnë rrezikun kur përdorin rrjete publike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara