Lajmet

Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë vetës detyrë që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakot me fletëvotime për të votuar në Zgjedhjet Lokale.

Ky shërbim pritet të realizohet për 43 mijë e 933 shtetasit e Kosovë, të cilët aplikuan dhe u regjistruan për të votuar përmes postës në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime është duke vazhduar, derisa votimi me postë jashtë Kosovës zyrtarisht ka nisur me datë 17 shtator. Deri më tani, më shumë se 15 mijë pako individuale me fletëvotime janë dërguar jashtë Kosovës. Me mijëra të tjera pritet të dërgohen deri në fund të kësaj jave.

KQZ synon që brenda javës të përmbyllë procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 44 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale. Është hera e parë që KQZ i ka dhënë vetes detyrë që shtetasve të cilët regjistrohen për të votuar përmes postës, të i’a dërgoj përmes postës pakon me nga dy fletëvotime: një për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një për Zgjedhjet për Kuvend Komunal”, tha Elezi.

Sipas Elezit, ndonëse votuesit jashtë Kosovës nuk i kanë pakot me fletëvotime në kohën e fillimit të votimit, afati i mbetur për të votuar prej më shumë se 20 ditësh është i mjaftueshëm, pasi KQZ ka hapur kutitë postare në dhjetëra shtete të ndryshme të botës.

Vlerësojmë se afati i vendosur nga ana e KQZ për votimin jashtë Kosovës me postë është i mjaftueshëm. Janë më shumë se 20 ditë në dispozicion të shtetasve të Kosovës pra të votuesve për të dërguar pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të cilat KQZ i ka hapur në shtete 23 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën”, u shpreh Elezi.

Dje në takimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përmend se deri më tani rreth 34% e fletëvotimeve vetëm janë proceduar./D.B/KP

Aktualitet

Rektori i UBT-së, folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Published

on

Në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me temën: “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës kryesor, ku ndau vizionin e tij për transformimin e arsimit në Kosovë dhe rajon.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se nuk mjafton vetëm pjesa universitare për të ndërtuar një sistem funksional, por është e domosdoshme lidhja e saj me arsimin parauniversitar.

“Procesi i ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës nuk ka qenë i mjaftueshëm vetëm me arsimin universitar. Është dashur të krijojmë edhe sistemin parauniversitar, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të kenë një qasje më të lehtë në tregun e punës”, tha ai.

Ai foli për kalimin nga klasa tradicionale drejt klasave digjitale, duke prezantuar konceptet inovative të zhvilluara edhe në UBT:

Klasa 2.0 – me laboratorë, kompjuterë, hapësira për gaming, hackathon dhe eksperimente praktike.

Klasa 3.0 – që solli dimensionin virtual dhe perceptimin 3D, duke rritur njohuritë dhe kompetencat e studentëve.

Klasa 4.0 – sistemi më i avancuar, që integron të gjitha teknologjitë smart dhe Inteligjencën Artificiale (AI).

“Nga klasa tradicionale kemi kaluar në klasa 2.0 e 3.0, ndërsa sot jemi në gjendje të aplikojmë edhe klasën 4.0, ku studentët përjetojnë kompetencat e së ardhmes në mënyrë reale dhe të menjëhershme”m u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se për Kosovën ky transformim ka pasur një rëndësi të madhe, pasi teknologjitë e reja e kanë bërë arsimin më të qasshëm dhe më të lirë.

“Nëpërmjet digjitalizimit, ne e kemi ulur koston e arsimit deri në 60%. Arsimi sot është më i shpejtë, më i qasshëm dhe më i lidhur me nevojat e tregut”, theksoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme që ai ngriti ishte vendosja e Inteligjencës Artificiale (AI) në gjithë strukturën arsimore të UBT-së.

“Ne kemi integruar AI në të gjithë strukturën e UBT-së, duke krijuar një qendër unike në Ballkanin Perëndimor, ku studentët dhe nxënësit detyrimisht përdorin teknologjitë e së ardhmes”, theksoi Rektori Hajrizi.

Konferenca vazhdoi me një panel diskutimi mbi temat e trajtuara nga folësit kryesorë. U theksua se, përkundër zhvillimeve teknologjike, roli i familjes, brezit dhe shoqërisë nuk mund të eliminohet, pasi mbeten elementë themelorë të modelit tradicional të edukimit.

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: U dha drita jeshile për shitjen e stadiumit San Siro

Published

on

Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e San Siros, ku kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se Bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik.

Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.

Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale.

Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.

Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka përfunduar dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Dëshmia e Williams zgjati një ditë e gjysmë, ku tha se në cilësinë e këshilltarit juridik kishte punuar pa pagesë për delegacionin kosovar gjatë punimeve për marrëveshjen e Rambujesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje edhe nga mbrojtja e Jakup Krasniqit pasi pati pyetje shtesë.

Ndryshe, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se nuk do të kenë dëhsmitarë tjetër për sot. Ndërsa, për javën e ardhshme do të jetë vetëm një, e që dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën në mëngjes.

Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar të hënën me dëshmitarin e tretë të mbrojtjes./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, PDK-ja bën të ditur se në fokus të diskutimit mes tyre, ishin zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me theks të veçantë ato politike dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara