Kronikë e zezë

Ekstradohen në Shqipëri tre shtetas të kapur në Kosovë, Itali e Kroaci

Kjo si rezultat i bashkëpunimit të specialistëve të Interpol Tirana me homologët kosovarë.

Published

on

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me homologët kosovarë, kanë ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë, shtetasin Shpejtim Halimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët kroatë është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë, shtetasi Aleksander Nik-Ramaj.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Kroaci, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, në vitin 2017, pas një konflikti për motive të dobëta, në Vlorë, ka plagosur rëndë, me mjet prerës thikë, shtetasin V. C.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Roma, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi E. R., 51-vjeç, banues në Durrës, njofton Policia e Shtetit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi E. R., në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.

Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, shtetasi E. R. dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Lajmet

Ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave për kultivimin e kanabisit në Pejë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.M., E.E., E.I., K.Q., Sh.Xh., M.Q., I.B., L.H. dhe E.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vepruar si anëtarë të një grupi të organizuar gjatë vitit 2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sferkë të Komunës së Pejës, ku kishin mbjellë dhe përgatitur lëndë narkotike me qëllim të shitjes.

“Nga veprimet hetimore rezulton se të pandehurit dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për mbjelljen, kultivimin, tërheqjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për sigurimin e vendeve dhe mjeteve të nevojshme për transportin e tyre.”

Gjatë kontrollit të zbatuar më 27 shtator 2024, Policia e Kosovës ka gjetur në dy parcela gjithsej 2,850 bimë të llojit kanabis sativa. Nga këto bimë ishte përpunuar dhe siguruar narkotik në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë, e cila është sekuestruar nga organet e rendit.

Nga hetimet e zhvilluara është zbuluar gjithashtu se njërit prej të pandehurve i ishte premtuar shuma prej 15,000 eurosh për angazhimin e tij në këtë veprimtari. Po ashtu, gjatë kontrolleve ndaj njërit prej të akuzuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim të hedhjes në qarkullim.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa një tjetër ngarkohet me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë bastisjeve iu gjet dhe sekuestruar një armë e gjatë automatike AK-47 së bashku me municion.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore ndaj personave të përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes ndaj një burri tjetër kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara