Kulturë

Ekspozita për 15-vjetorin e pavarësisë bënë bashkë nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars.

Published

on

Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për nder të 15 vjetorit te pavarësisë së Kosovës, u hap ekspozita e përbashkët e punimeve artistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria. Aty u ekspozuan mbi 107 punime, secila e veçantë në vete.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se është kënaqësi që sot i mblodhi arti i nxënësve shqiptar nga dy anët e kufirit.

“Është kënaqësi që sot na ka mbledhur arti dhe punimet artistike të nxënësve nga dy anët e kufirit shqiptar, në këtë ekspozitë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës duke i dhënë kësaj ngjarje historike edhe këndvështrimit artistik nga ana e nxënësve dhe shkollave… Ky brez i nxënësve të gjithë ju djemë dhe vajza që jeni sot këtu të lindur pas shpalljes së pavarësisë jeni me fat që po rriteni në liri dhe sot kjo rini janë në Kosovën e pavarur ashtu siç e duam dhe do ta bëjmë ashtu siç kontribuan me dekada të tëra, fëmijët tanë e meritojnë”, tha Nagavci.

Përfaqësuesi nga Shqipëria, Hasan Huqaj, drejtor i drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar të qytetit të Lezhës, tha se janë shumë krenarë për punën e jashtëzakonshme të nxënësve.

“Keni bërë vizatime në të cilën shpalosni mendjen e hapur nga njëra anë dhe gjithçka e keni punuar me duart e arta për një dashuri jashtëzakonisht të madhe. Në vizatimet e juaja ndihet aroma e lirisë, në ngjyrat e tyre ndihet krenaria dhe ju përçoni mesazhin, është bukur të tonifikojmë elementet të krenarisë tonë, heroin tonë Skënderbeun, i cili ndër shekuj na ka bashkuar shpirtin me madhërishëm dhe human të Nënë Terezës dhe figurën më të mrekullueshme të luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Huqaj.

Nxënësja kosovare, Elsa Berisha nga shkolla SH.F.M “Asdreni”, e cila në eskpozitë mori pjesë me pikturën “Zogjtë në kafaz”, ku pasqyron Kosovën të lirë nga robërimi, tha se për ta kjo ekspozitë është e rëndësishme.

“Si mua ashtu edhe të gjithëve është e rëndësishme kjo ekspozitë sepse i kemi vendosur punimet tona dhe mundin tonë dhe vizatimet qe i kemi paraqitë. Dhe kjo ka shumë rëndësi sepse tregon dashurinë që kemi ne nxënësit dhe të tjerët që e vizitojnë Kosovë”, tha ajo.

Në këtë ekspozitë, pjesëmarrëse ishte edhe nxënësja nga Shqipëria, Rrezarta Gjeleshi nga gjimnazi “Fiqiri Dine”, Maqellarë, Dibër, me pikturën “Ta mbrojmë plisin, heeeeej. I kujt është ky plis more?”. Ajo u shpreh se do të donte që piktura e saj të hynte në UNESCO.

“Unë jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe u bëra pjesë e këtij konkursi fantastik dhe jam shumë krenare me vetën për pikturën që realizova sot… Unë doja të shfaqja talentin tim që pa punuar fortë, nuk mund të arrijmë asgjë dhe duhet të punojmë fortë atë që dëshirojmë…Piktura ime doja që plisi ashtu si xhubleta të bëhet pjesë e UNESCO dhe të bëhet sa më i famshëm”, tha ajo.

Interesimi për këtë ekspozitë ishte mjaft i madh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars.

Lajmet

Dalina Haxhiu fiton çmimin e parë në “Akordet për Fëmijë”

Published

on

Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.

Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.

Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.

“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara