Lajmet

Ekonomia gjermane pritet të ndryshojë për të mirë në vitin 2023

Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira në vitin 2023.

Published

on

Atmosfera ka ndryshuar së fundi në mesin e sipërmarrjeve dhe firmave gjermane – për të mirë në tre muajt e fundit. Kështu thuhet në sondazhet e institutit të njohur Ifo.

Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira në vitin 2023. Indeksi i klimës së biznesit Ifo është rritur në dhjetor në 88.6 pikë nga 86.4 pikë në muajin e kaluar. Kështu njoftoi të hënën Instituti nga Mynihu Ifo, në sondazhin e tij me rreth 9.000 drejtues të kompanive. Ekspertët parashikonin një rritje prej vetëm 87.4 pikë. Kompanitë ishin më të kënaqura me biznesin aktual: ky tregues i situatës më parë kishte rënë gjashtë herë radhazi. Pritshmëritë gjithashtu u përmirësuan dukshëm. “Ekonomia gjermane ka rritur shpresat në kohën e Krishtlindjes,” tha presidenti i Ifo, Clemens Fuest.

Sipas ekspertit të Ifo, Klaus Wohlrabe, përmirësimi i klimës së biznesit po shtohet pothuajse në të gjithë sektorët. “Probabiliteti i një recesioni ka rënë. Ka sinjale pozitive, por nuk mund të përjashtohet të gjitha rreziqet,” tha ekonomisti për agjencinë e lajmeve Reuters. Ekonomia sheh të paktën një vijë argjendi në horizont.

Sipas një rregulli të përgjithshëm në mesin e ekspertëve, tre rritje radhazi të indeksit të klimës së biznesit Ifo janë një sinjal i qartë për një ndryshim të trendit në ekonominë gjermane. Por Wohlrabe është i kujdesshëm: “Unë do të isha i kujdesshëm, para se të them se kjo është një kthesë.” Në kohët e luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, pasiguria në kompani është shumë e lartë.

Atmosfera e keqe në ndërtimtari

Ndërkohë, kompanitë po shohin një ulje të pengesave rreth furnizimit. Rreth 50.7 për qind janë ankuar për probleme të tilla materiale në dhjetor, krahasuar me 59.3 për qind në nëntor. Ky është një përmirësim i dukshëm, tha Wohlrabe. “Është një shenjë e mirë shprese”. Ka gjithashtu lehtësim në çështjen e çmimeve. Si rezultat, 40.3 për qind e kompanive prisnin rritje të çmimeve në dhjetor, ndërsa në nëntor prisnin rritjen 46.2 për qind prej tyre.

Përkundër trendit pozitiv të përgjithshëm, gjërat aktualisht po shkojnë keq në ndërtimtari në Gjermani. Klima e biznesit u turbullua këtu në dhjetor. “Rritjet e normave të interesit çojnë në anulime të kërkesave”, theksoi Wohlrabe. Për shkak se pengesat e vazhdueshme të furnizimit rrisin kostot e ndërtimit dhe rritja e kostove të financimit janë një barrë e veçantë për ndërtuesit privatë.

Atmosfera është ende më e keqe se situata, thotë kryeekonomisti i VP Bank, Thomas Gitzel. Atmosfera mund të jetë gjithashtu tepër negative: “Kjo është pikërisht ajo që jep arsye për të shpresuar se recesioni i pritur do të jetë më i shkurtër dhe më i butë se sa pritej fillimisht.” Megjithatë, klima e biznesit ende tregon për një recesion, pra për një tkurrje ekonomike, tha Gitzel. “Por nëse merrni parasysh skenarët horror që ishin deri vonë në ajër, viti po përfundon me një diponim më të mirë.”

Të dhënat e fundit të anketës nga ofruesi i shërbimeve financiare S&P Global konfirmojnë tendencën e rritjes, sepse sipas këtyre të dhënave, tendenca e rënies është ngadalësuar ndjeshëm në fund të vitit. Me 48.9 pikë, indeksi i menaxhimit të blerjeve për sektorin privat iu afrua pragut të rritjes prej 50 pikësh dhe arriti nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit. Instituti Ifo pret një rënie minimale prej minus 0.1 përqind në produktin e brendshëm bruto për vitin 2023.

Edhe nëse klima e biznesit u përmirësua ndjeshëm përpara fillimit të vitit, shumë ekspertë besojnë se ende kërkohet shumë kujdes: “Zhvillimet më të fundit ka të ngjarë të zbehin pritshmëritë përsëri në të ardhmen e afërt,” thotë ekonomisti i LBBW Jens-Oliver Niklasch. “Këtu përfshihet rënia e ndjeshme e rezervave të gazit ose frika nga rritja e mëtejshme e normave të interesit, që ka shkaktuar rënie në tregjet financiare në fund të javës së kaluar”.

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara