Lajmet nga UBT

Ekipi i UBT-së shpallet fitues në Kampionatin Ballkanik të MOS-it, vazhdon garën në nivel botëror

Publikuar

Ekipi i UBT-së, i përbërë nga studentet Elita Hajrizi dhe Vlera Saraqi, si dhe nga Artin Ahmeti, është shpallur fitues nga Certiadria në Kampionatin Ballkanik të Microsoft Office Specialist 2020.

Ata, përmes UBT-së, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Microsoft Office Specialist, që është planifikuar të zhvillohet në New York, ShBA, më 29 korrik deri më 1 gusht 2021.

Në këtë garë botërore, kampionët e Kosovës do të demonstrojnë aftësitë e tyre në Microsoft Office, përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint, në Adobe, përfshirë Photoshop, Illustrator dhe InDesing.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka përgëzuar studentët për suksesin e arritur, teksa theksoi se institucioni që ai drejton do të mbështesë të rinjtë për pjesëmarrje aktive në gara të tilla.

“UBT e përfaqëson vazhdimisht Republikën e Kosovës në shumë mekanizma ndërkombëtarë, duke depërtuar edhe atje ku politika nuk ka mundur të depërtojë, kjo përmes shkencës, teknologjisë e inovacionit. Nuk është hera e parë që studentët tanë janë pjesë e fitoreve të mëdha në fusha të ndryshme, duke bërë kështu që studentët tanë të jenë të barabartë me ata ndërkombëtarë”, potencoi Hajrizi.

Fituesit e Kampionatit Ballkanik i ka uruar edhe drejtori i Certiadria, Marko Serafimovski, i cili ka thënë se gara në fjalë u mundëson pjesëmarrësve përvojë të paharruar dhe aftësim profesional.

“Ne jemi veçanërisht krenarë për numrin në rritje të të rinjve që punojnë për të përmirësuar njohuritë e tyre digjitale dhe të kuptojnë se njohuritë digjitale janë të kërkuara dhe mund të sjellin vetëm përfitime. Përveç kësaj, kriza shëndetësore globale vetëm ka theksuar nevojën për të përmirësuar shkrim-leximin digjital, i cili ka qenë qëllimi ynë kryesor që nga fillimi i operacioneve tona. Ne duam t’i përgëzojmë fituesit dhe t’u urojmë atyre fat në Kampionatin Botëror në 2021″, citohet të ketë thënë drejtori Serafimovski.

UBT çdo vit merr pjesë në garën e Microsoft Office Specialist “MOS”, ku fillimisht shpall fituesit në nivel vendi, e më pas i mbështet ata dhe i përgatit për garën në arenën ndërkombëtare.

Internet

UBT vazhdon traditën në organizimin e Garës Shtetërore për Microsoft Office Specialist “MOS”2021

Publikuar

UBT dhe Certiadria këtë vit për herë të  tretë në Kosovë, po organizojnë Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS” falas. Në këtë garë testohen shkathtësitë e nxënëseve dhe studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point në versionet 2016 dhe 2019.

Në kuadër të garës organizohen teste unike, ku kandidatët duhet të demonstrojnë njohuritë e tyre në aspektin praktik. Gara u mundëson pjesëmarrësve një përvojë të paharruar dhe tejet profesionale.

Të drejtën e pjesëmarrjes në garë e kanë të gjithë shtetasit e Kosovës te moshës 13 deri në 22 vjet, ndërkaq aplikimi për nivel lokal është i hapur nga sot deri me date 25  dhjetor gjate kohes se aplikimet UBT- ju ofron edhe trajnime per nje rezultat sa me te mire deri në garën finale

Pas aplikimit, kandidatët do të marrin pjesë në garën finale që do të mbahet më 5 janar 2021 në Kosovë, ku në bazë të rezultateve të arritura, tre fituesit automatikisht do të fitojnë të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në Garën Botërore të “MOS”, që mbahet në nga data 1-4 gusht në  Orlando, Florida të SHBA-ve

Kandidatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, me kërkesë të organizatorëve domosdoshmërish duhet të jenë të regjistruar në institucione arsimore të akredituara dhe duhet të dorëzojnë dëshmi për moshën dhe statusin e nxënësit ose studentit.

A je i/e gatshëm të bëhesh kampion në Microsoft?

Apliko tani ne linkun:  http://kampionatimos.com/

Për pyetje shtesë ju mund të shkruani në e-mailin: [email protected]

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara