Kulturë

Ekipi i Kosovës suksesshëm vazhdon të prezantojë vendin në garën e robotikës “FIRS Global Challenge”

Published

on

Ekipi i përbërë nga Elta Bajrami, Albana Hajdini, Vlera Saraçi dhe Penda Smajlaj, nën mentorimin e Elita Hajrizit, për disa muaj me radhë, janë duke përfaqësuar Kosovën në garën më të madhe ndëkombëtare në fushën e Robotikës, FIRS Global Challenge, që për shkak të situatës aktuale me COVID-19, po mbahet online.

Në këtë garë po marrin pjesë të rinjtë nga 170 vende të ndryshme të botës, të cilët këtë vit, ndryshe nga garat e organizuara më herët po përdorin njohuritë teknologjike dhe kreative për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitetin ku jetojnë ata.

Ekipi i Kosovës, përfaqësuar nga UBT, suksesshëm ka arritur të shënoj fitore në shumë rundë të kësaj gare, e cila po mbahet virtualisht.

Sipas garuesve të ekipit nga Kosova, përfaqësuar nga UBT, pjesëmarrja në këtë garë kaq të rëndësishme është një eksperiencë e jashtëzakonshme, që po synojnë ta bartin te të gjithë të rinjtë e Kosovës.

“Jam e lumtur që jam edhe këtë vit pjesë e grupit të robotikës të Kosovës dhe që po mundohemi dinjitetshëm të përfaqësojmë Kosovën në këtë garë. Ne si vajza të reja, të gjitha eksperiencat që po i marrim nga First Global po mundohemi që t’i promovojmë edhe tek të rinjtë e Kosovës, që edhe ata t’i marrin eksperiencat dhe të gjitha ndjenjat që ne po i përjetojmë gjatë kësaj gare”, ka thënë garuesja Elta Bajrami, që po përfaqëson Kosovën në FIRST Global Challenge.

Pjesëtarja tjetër e ekipit të Kosovës Vlera Saraçi, është shprehur e lumtur për faktin se pjesëmarrja në këtë garë po e ndihmon atë që të zhvillojë më tutje aftësitë e saj falë mundësisë që përmes UBT-së ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare.

“Përshtypjet e mia mbi garën STEM janë të jashtëzakonshme për shkak se si nga ana teknike dhe ajo sociale kam pasur mundësi që t’i zhvillojë aftësitë e mia, si për shembull në fushën e teknikës kam pasur aftësi që t’i zhvillojë njohuritë në fushën e animacionit”, është shprehur me entuziazëm anëtarja e ekipit nga Kosova Vlera Saraçi.

Albana Hajdini, pjesëtare e skuadrës së Kosovës në garat e robotikës, që këtë vit po mbahen online, ka thënë se këtë vit garat kanë qenë më ndryshe dhe më sfiduese, si shkak i pandemisë COVID-19.

“Këtë vit një prej sfidave ka qenë që ne të sjellim një ndryshim në Kosovë dhe për të rinjtë e Kosovës, duke sjellë një lëndë zgjedhore që inkuadron lëndët ose fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Mënyra se si ne kemi vendosur ta bëjmë këtë është duke shtuar realizimin e projekteve në bazë të STEM, të cilat do të bëjnë zgjidhjen e problemeve reale të komunitetit tonë, në arsimimin e nxënësve, në kuadër të lëndës zgjedhore. Kjo do të mundësoj që nxënësit e Kosovës të mësojnë më shumë se thjesht teori, madje që të jenë më se të aftë të ulen nëpër tryezat ndërkombëtare dhe të bëjnë ndryshime.”, ka thënë Albana Hajdini, pjesëmarrëse e garës së robotikës, me ekipin nga Kosova.

UBT e përfaqëson Kosovën në këtë garë tash e disa vite, ku përmes ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së, përgatiten profesionalisht në laboratorët inovativë të mekatronikës.

UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep për FIRST Global.

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara