Teknologji

Efekti serrë, Elon Musk propozon zgjidhjen

Revista “Time” e shpalli drejtorin ekzekutiv të “Tesla” dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”.

Published

on

Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk i ka habitur të gjithë mbrëmë nëpërmjet postimit të fundit në rrjetin social “Twitter”, duke vënë në dukje risitë që sjell aktiviteti i kompanisë në hapësirë.

“SpaceX po fillon një program për të hequr CO2 nga atmosfera dhe për ta kthyer atë në karburant raketash. Bashkohuni nëse jeni të interesuar”, dhe ma pas shkroi se ky është një lajm i rëndësishëm edhe për Marsin.

Nuk dihet ende se kur do të nisë programi që fton të bëhen pjesë edhe kompani të tjera, por nëse kjo është e mundur një sërë procesesh të shkaktuara nga efektet serrë që kanë si nxitës dioksidin e karbonit do te eliminoheshin. 

Një ditë më parë, Revista “Time” e shpalli drejtorin ekzekutiv të “Tesla” dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”.

Viti 2021 ka qenë një vit i mbarë për Musk, pasi në këtë vit u bë njeriu më i pasur në botë. Ndërkohë, me SpaceX lëshoi në orbitë edhe raketën e parë me një ekuipazh të përbërë vetëm nga turistë, pa asnjë astronaut profesionist në bord.

“Bloomberg” vlerëson se pasuria neto e tij është mbi 336 miliardë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

E kemi pritur të gjithë! TikTok sjell risi për përdoruesit

Published

on

TikTok ka nisur përmirësimin e sistemit të mesazheve direkte, duke prezantuar funksione të reja për përdoruesit mbi moshën 16 vjeç.

Tani, përveç mesazheve të zakonshme, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe zanore, imazhe dhe video deri në një minutë në DM.

Zëdhënësi i TikTok, JaShel Jones, ka konfirmuar se funksionet do të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit gjatë javëve në vijim.

Kujdes: nëse shtypni dhe mbani butonin e mikrofonit për të regjistruar një mesazh zanor, ai do të dërgohet automatikisht sapo ta lëshoni, përveç nëse e anuloni duke e tërhequr majtas ose lart.

Përdoruesit mund të dërgojnë deri në nëntë imazhe ose video në të njëjtën kohë – një hap që afron TikTok më shumë me platformat e tjera sociale.

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të Al

Published

on

Meta po punon në një veçori të WhatsApp që u lejon përdoruesve të verifikojnë dezinformimin dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.

Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar e internetit WaBetaInfo.

Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni Ask Meta AI nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike.

Për momentin, veçoria është e disponueshme vetëm për disa përdorues si provë dhe ajo do të shpërndahet gradualisht për të gjithë.

Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformimit, i cili përhapet me shpejtësi përmes bisedave.

Mbetet të shihet se si do të funksionojë ky sistem, i cili mbështetet në Inteligjencën Artificiale (IA), pa mbikëqyrje njerëzore. /KP/

Continue Reading

Teknologji

Studiuesit e Oksfordit marrin akses në superkompjuter për zhvillimin e vaksinave kundër kancerit

Published

on

By

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit është bërë pjesë e një iniciative qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u jep akses në një nga superkompjuterët më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale në vend, për të avancuar kërkimet në fushën e vaksinave kundër kancerit.

Superkompjuteri, i njohur si Dawn, do të vihet në dispozicion të Departamentit të Mjekësisë Nuffield për 10,000 orë, duke u mundësuar studiuesve të analizojnë dhjetëra mijëra grupe të dhënash nga pacientët me kancer.

Dr. Lennard Lee, që po udhëheq projektin, tha se kjo qasje përfaqëson një moment të rëndësishëm për mjekësinë: “Ndjehet si fantastiko-shkencore, megjithatë është një realitet – është viti 2025, kjo teknologji është këtu dhe ne do ta provojmë.”

Sipas Dr. Lee, qëllimi është të përpunohen sasi të mëdha të të dhënave për të identifikuar modele që mund të ndihmojnë në dizajnimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit. “Kanceri është thjesht shumë kompleks. Kjo teknologji na jep mundësinë të përpunojmë shpejt dhe në shkallë të gjerë të dhënat, duke dalluar modele të fshehura që ndryshe do të ishin të vështira për t’u identifikuar.”

Kërkimi gjithashtu do të kontribuojë në Atlasin e Neoantigjenit të Oksfordit, një platformë me qasje të hapur që mbështet kërkimin për vaksina kundër kancerit në të gjithë vendin.

“Ajo që mendojmë se do të jemi në gjendje të bëjmë është të hapim rrugën për të hartuar vaksina që thjesht nuk ishin të mundura më parë”, shtoi Dr. Lee.

Continue Reading

Teknologji

Nothing pranon gabimin: Fotot në demo të Phone 3 nuk ishin të realizuara me telefonin

Published

on

By

Kompania teknologjike Nothing është përballur me kritika pas zbulimit se disa nga imazhet e paraqitura në njësitë demo të telefonit të saj të ri, Phone 3, nuk ishin realizuar me kamerën e pajisjes, por ishin blerë nga një shërbim profesional imazhesh.

Bëhet fjalë për pesë fotografi që shfaqeshin në softuerin demonstrues të pajisjes, duke përfshirë një portret, një shkallë spirale dhe një detaj të një makine. Sipas raportimeve, këto imazhe ishin blerë nga platforma Stills dhe ishin realizuar në vitin 2023 me kamera profesionale. Njëri nga fotografët, Roman Foks, konfirmoi se fotografia e tij ishte kapur me kamerën Fujifilm XH2s.

Bashkëthemeluesi i Nothing, Akis Evangelidis, reagoi në rrjetin social X duke kërkuar falje publike dhe duke e quajtur incidentin një “neglizhencë e trishtueshme”. Ai sqaroi se fotografitë ishin menduar vetëm si përmbajtje e përkohshme (“placeholder”), në pritje të imazheve të realizuara me pajisjen përfundimtare, por kishin mbetur gabimisht në disa njësi demo.

Megjithëse kompania deklaron se nuk kishte qëllim të keq, ekspertë të industrisë paralajmërojnë se raste të tilla mund të ndikojnë negativisht në besimin e konsumatorëve, sidomos në një treg ku paraqitja reale e performancës së kamerës është thelbësore për blerësit.

Nothing lançoi Phone 3 muajin e kaluar. Pajisja vjen me procesorin Snapdragon 8s Gen 4, ekran AMOLED 6.67 inç dhe sistem kamerash me tri lente 50MP (kryesore, periskop dhe ultra-wide), si dhe një kamerë të përparme 50MP.

Continue Reading

Të kërkuara