Shëndet

Efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me vajin e peshkut

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të tepërt.

Published

on

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës.

Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për efektet anësore të përdorimit të tepruar të vajit të peshkut.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët.

Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës.

Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.

Gjakderdhja

Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut.

Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.

Tensioni i ulët i gjakut

Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut.

Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.

Diarea

Diarea është një efekt anësor i shpeshtë i konsumit të suplementëve të acideve yndyrore omega-3 siç janë vaji i peshkut, apo ai i farave të linit.

Urthi

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt.

Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.

Ishemia

Disa studime, ku bazohet AgroWeb.org kanë zbuluar se dozat e larta të acideve yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e hemoragjisë cerebrale dhe ishemisë.

Por gjetjet e këtyre studimeve nuk janë përfundimtare.

Shtimi në peshë

Vaji i peshkut përmban shumë yndyrna dhe kalori.

Në rastin e dozave të mëdha të vajit të peshkut, yndyrnat dhe kaloritë mund të nxisin shtimin në peshë.

Toksicitet të lartë

Disa lloje të suplementëve të acideve yndyrore omega-3, siç është vaji i mëlçisë së merlucit përmbajnë shumë vitaminë A.

Nëse merrni doza të larta, kjo vitaminë mund të jetë toksike për organizmin.

Pagjumësia

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia.

Dozat e rekomanduara

Shumë prej organizatave botërore të shëndetit rekomandojnë një dozë prej 250 deri në 500 miligramë të dy formave thelbësore të acideve yndyrore omega-3 siç janë EPA dhe DHA.

Njerëz që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose niveli i lartë i triglicerideve mund të konsumojnë sasi më të mëdha.

Për shembull, një sasi prej 1000 mg të vajit të peshkut në formë xheli përmban një sasi të kombinuar të acideve EPA dhe DHA prej 250 mg.

Nëse vëreni simptoma negative ju mund të ulni sasinë e vajit të peshkut që konsumoni rregullisht./AgroWeb.org

*Megjithatë, në çdo rast të përdorimit të vajit të peshkut, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni më parë me mjekun tuaj.

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara