Lajmet nga UBT
Edicioni i njëmbëdhjetë i Konferencës së Shkencave Politike u karakterizua me shtjellimin e temave të ndryshme
Edhe ky edicion u karakterizua me tematika të ndryshme.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiProfesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studiues dhe studentë të shumtë prezantuan punime të ndryshme në Konferencën e Shkencave Politike në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion në UBT.
Edicioni i njëmbëdhjetë i kësaj konference u karakterizua me punime të ndryshme që shtjelluan tematika sikurse: “Përkatësia etnike si variabël në luftë dhe sfidë në paqe”, “Pabarazia Politike dhe Nostalgjia e Komunizmit”, “Inovacionet progresive të politikave në nivel të qeverisjes vendore”, si dhe rreth ndikimit të faktorëve social në (dis)harmoninë e shoqërisë kosovare.
Sesioni i parë
Chair: Prof. Marzena Zakowska (Pol)
Chair: Prof. Ines Stasa (ALB)
Co – Chair: Vice Dean.Hajdi Xhixha (ALB)
Keynote speaker: Sabrina Medeiros (POR)
Bernard Casey (ENG)
Coordinator of the conference: Arian Kadriu
- “Ethnicity as a variable in war and challenge in the peace” – Mentor Tahiri, Arian Kadriu, Shpendim Hoxha.
- “Political Inequality and Communism Nostalgia” – Tea Hodaj.
- “Progressive Policy Innovations at the Local Government Level” – Bardh Hoxha.
- “Islamic Education of Albanian primary school students in North Macedonia” – Xhemail Qupi.
- “The Impact of Social Factors on the (dis) Harmony of Kosovar Society” – Driton Maljici.
Sesioni i dytë
Chair: Victoria Perino Rosa (BRA)
Chair: Aleksandra Palkova (LAT)
Co – Chair: Syle Ukshini (KOS)
- “The changing character of hybrid warfare: lessons from the war in Ukraine”, Marzena Zakowska.
- “Cyber Crimes and Propaganda, Threats to Western Balkan’s Security”, Arian Kadriu, Delfina Ertanowska.
- “Environmental policy and laws for biodiversity and nature in Kosovo”, Nexhat Balaj, Hyzer Rizani, Filloreta Balaj, Llazar Haxhinasto.
- “The right to cultural identity, the balance and elements of consociational democracy”, Flora Kadriu.
Lajmet nga UBT
UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike
Published
1 hour agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSUBT ka riafirmuar pozicionin e tij si një ndër universitetet më të mira në nivel global, dhe i pari nga Kosova dhe rajoni, duke u renditur në mesin e top 250 universiteteve më të mira për angazhimin dhe përpjekjet e tij në qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike, sipas UI GreenMetric World University Rankings 2024.
UBT ka treguar performancën më të lartë në kategorinë Energjia dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur mbi 75% të kritereve të vlerësimit. Institucioni është vlerësuar për përdorimin inovativ të sistemeve të energjisë së ripërtërishme, duke përfshirë prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë solare në kampuset e saj, si dhe për zbatimin e teknologjive të avancuara në ndërtesat inteligjente dhe infrastrukturat tjera. Dokumentet strategjike si Strategjia Institucionale për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Plani i Veprimit për NetZero & Smart Campus janë dëshmi të përkushtimit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem kampusi të qëndrueshëm dhe rezilient.
UBT ka treguar lidership gjithashtu në kategorinë Edukimi dhe Hulumtimi mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, duke përmbushur gati 70% të kritereve. Qasja ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse e hulumtimit, e mbështetur nga laboratorët bashkëkohorë, ka qenë çelësi i suksesit. UBT ofron programe të fuqishme akademike si Inxhinieria e Energjisë, Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit, Planifikimi Urban dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, të cilat adresojnë drejtpërdrejt sfidat mjedisore. Iniciativa të tjera të rëndësishme përfshijnë projektet për ripërdorimin e ujërave, politikat e riciklimit dhe promovimin e transportit të qëndrueshëm brenda kampusit.
Renditja e UBT-së për vitin 2024 forcon reputacionin e tij si lider rajonal në qëndrueshmëri dhe tregon progresin e vazhdueshëm në mesin e universiteteve më të mira të Evropës për trajtimin e çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrja e tij në mesin e 250 universiteteve më të mira dëshmon ndikimin e rëndësishëm të institucionit në këtë fushë.
UI GreenMetric World University Rankings është një vlerësim vjetor që thekson universitetet që angazhohen në veprime konkrete për qëndrueshmëri dhe mjedis. Duke vlerësuar fusha si Energjia, Ndryshimet Klimatike, Menaxhimi i Mbeturinave, Ripërdorimi i Ujit, Transporti i Qëndrueshëm dhe Edukimi mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, ky rangim promovon praktika ekologjike dhe reziliente në mbarë botën./UBTNews/
Lajmet nga UBT
UBT me ekspertë në krye të Odës së Inxhinierëve të Kosovës
Published
3 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSArsim Rapuca, një nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë në UBT dhe një nga ekspertët më të njohur në këtë fushë, ka marrë pozitën më të lartë udhëheqëse si Kryetar i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Kjo është një arritje dhe një reflektim i mundësive që ofron UBT për studentët dhe profesionistët e fushës së inxhinierisë, duke u mbështetur në ekspertizën e thellë të profesor Rapucës dhe angazhimin e tij në zhvillimin e këtij profesioni.
Në krye të Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, përveç Kryetarit Arsim Rapuca, një vend të rëndësishëm në bordin udhëheqës ka dhe Prof. Dr. Nebi Pllana, një nga ekspertët më të njohur dhe me përvojë në fushën e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës. Si anëtar i zgjedhur i bordit, Prof. Dr. Pllana, pjesë e kuadrove kryesore të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, sjell një kontribut për forcimin e pozicionit të Odës dhe zhvillimin e profesioneve inxhinierike në Kosovë. Ky ekip udhëheqës, i përbërë nga ekspertët e UBT-së, garanton një drejtim të sigurt dhe një angazhim të vazhdueshëm për avancimin e inxhinierisë dhe ndërtimtarisë në vend.
Në një deklaratë pas marrjes së pozitës, Rapuca falënderoi kolegët e tij inxhinierë të fushave të ndryshme si ndërtimtari, makineri, dhe inxhinieri elektrike, për mbështetjen e tyre të fuqishme dhe për votën masive që e bëri të mundur këtë angazhim të ri. Ai premtoi që do të punojë me përkushtim dhe drejtësi për të realizuar qëllimet e Odës dhe për të kontribuar në zhvillimin e profesionit të inxhinierisë në vend.
“Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën dhe premtoj se do të punoj drejt dhe vetëm drejt për avancimin e profesionit tonë dhe për shtetin tonë”, tha Rapuca. Ai gjithashtu falënderoi bordin e zgjedhur për mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë, si dhe komisionin dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për organizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.
Me një pjesëmarrje masive, mbi 75% e anëtarëve themelues të Odës së Inxhinierëve morën pjesë në zgjedhje, duke zgjedhur një bord të ri të përbërë nga profesionistë të kualifikuar dhe të angazhuar që do të kontribuojnë në forcimin e këtij profesioni në Kosovë.
Përveç krytarit Rapuca, Oda e Inxhinierëve është nën përbërjen e shumicës së profesorëve të UBT-së, duke pasur një influencë të fortë të ekspertëve dhe udhëheqësve akademikë të njohur të cilët do të ofrojnë një qasje moderne dhe profesionale për zhvillimin e fushës.
Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e fushës së inxhinierisë dhe infrastrukturës në vend, dhe UBT do të vazhdojë të kontribuojë me ekspertizën e saj përmes edukimit dhe formimit të profesionistëve të fushës. Me angazhimin e profesorëve si Arsim Rapuca, UBT mbetet një udhëheqës i besueshëm në përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm për sfidat e industrisë./UBTNews/D.E/
Lajmet nga UBT
Histori suksesi: Kontributi i çmuar i Butrint Kryeziut në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore!
Published
4 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSStudenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Butrint Kryeziu, ka arritur me sukses të mbroj temën e tij të diplomës. Punimi i Butrintit, titulluar “Moduli i Prerjes Tërthore – Vështrim Teoriko-Eksperimental për Elementet nga Betoni”, përbën një analizë të thelluar dhe të detajuar mbi sjelljen mekanike të trarëve prej betoni, me fokus të veçantë në ndikimin e modulit të prerjes tërthore dhe betonit të klasave të ndryshme.
Në këtë punim kërkimor, Butrinti ka realizuar një balancë të shkëlqyer mes analizës teorike dhe eksperimentale, duke përdorur testime laboratorike për të krahasuar rezultatet me shprehje analitike dhe modele numerike. Rezultatet e arritura tregojnë një korrelacion të fuqishëm mes teorisë dhe eksperimentit, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Ky sukses dëshmon përkushtimin dhe pasionin e Butrintit për avancimin e njohurive dhe metodologjive në inxhinierinë e betoneve dhe analizën e sjelljes mekanike të elementeve ndërtimore.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën akademike dhe profesionale të Butrintit, i cili ka treguar kuptim të thellë të lëndëve që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën. Për këtë sukses, Butrinti është lavdëruar nga komisioni i diplomës, i cili përfshinte Prof. Visar Krelani, kryetar, Prof. Arsim Rapuca, anëtar, dhe Prof. Feti Selmani, udhëheqës i diplomës.
Ky moment i rëndësishëm në karrierën akademike të Butrintit është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimtore. Gjatë realizimit të punimit të tij, Butrinti ka përfituar gjithashtu nga mbështetja dhe këshillat e vyera të profesoreshës Blerta Ratkoceri, koordinatore e programit, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e punimit dhe hulumtimit të tij./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Studentët e Psikologjisë nga UBT vizitojnë çerdhen e fëmijëve për aktivitet të zhvillimit emocional dhe social
Published
5 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSDy studente të Programit të Psikologjisë në UBT, Shqipe Shala dhe Kosovare Hamiti, realizuan së fundmi një vizitë të veçantë në çerdhen e fëmijëve “Borebardha” ku zhvilluan një aktivitet interaktiv dhe edukativ me fëmijët e grupmoshës më të vogël. Ky aktivitet kishte për qëllim zhvillimin e aftësive sociale dhe shprehjes emocionale të fëmijëve, duke u mundësuar atyre që të shprehnin ndjenjat dhe të përmirësonin aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit me të tjerët.
Gjatë vizitës, studentet e psikologjisë organizuan lojëra dhe ushtrime ndërvepruese, të cilat ishin të dizajnuara me kujdes për t’i ndihmuar fëmijët të përmirësojnë mënyrën e shprehjes së emocioneve të tyre. Aktivitetet përfshinin ushtrime që nxitur fëmijët të komunikonin me njëri-tjetrin, të ndihmonin njëri-tjetrin dhe të krijonin lidhje më të thella ndërmjet tyre, duke ndihmuar në zhvillimin e një ambienti më të hapur dhe mbështetës.
Fëmijët morën pjesë në aktivitet me entuziazëm të madh, duke u angazhuar plotësisht dhe duke forcuar lidhjet emocionale mes tyre. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të aplikonin njohuritë e tyre teorike në një kontekst praktik, duke kontribuar kështu në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve të vegjël.
Për studentët e Psikologjisë, ky aktivitet ishte një mundësi për të thelluar përvojën e tyre praktike dhe për të kuptuar më mirë se si mund të kontribuojnë në mirëqenien emocionale të fëmijëve. Vizita në çerdhe ishte një hap tjetër në angazhimin e studentëve të psikologjisë në aktivitete që synojnë përmirësimin e zhvillimit dhe mirëqenies emocionale të fëmijëve, duke i ndihmuar ata të përballen me sfidat e jetës në moshën e hershme./UBTNews/
Sulmi në tregun e Krishtlindjes, rritet presioni ndaj autoriteteve gjermane
Këto libra duhet të lexoni gjatë festave të fundvitit
Haxhiu: Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kurtit mos ta refuzojë kërkesën e tij
Franca mban ditë zie për vdekjet nga cikloni Mayotte
Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga
UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike
Përditësohet Manuali i Restaurimit, dokument thelbësor për pasuritë kulturore
Parashqevi Simaku do të kthehet në Tiranë
Haxhiu: Serbia detyrohet që të arrestoj Radojçiqin sipas Konventës për Ekstradim
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman