Lajmet

Edi Rama mirpret liderët e Ballkanit Perëndimor

Rama takime bilaterale me pjesëmarrësit e Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Published

on

 Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në ambientet e Pallatit të Brigadave Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Para nisjes së punimeve të samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama zhvilloi një takim bilateral me Varhelyin.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral edhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija si dhe me Ana Brnabić, kryeministren e Serbisë.

Drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet pas punimeve të samitit.

Shqipëria është mikpritëse e samitit të radhës së Krerëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Sipas axhendës së publikuar, në këtë samit do jenë të pranishëm Komisioneri Europian,  OlivérVárhelyi, Presidenti i Malit të Zi,  Milo Đukanović, kryeministri i Serbisë, Ana Brnabić, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, zëvendës drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, LjubaSiljanoska.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediet në orën 12.30.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

10.30 – Mbërritja e delegacioneve:

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Ana Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi )

13.00 – Drekë Pune

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor

Lajmet

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me akuzat për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Leon Perllaska. Sipas vendimit, dënimi me burgim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë, ndërsa gjoba financiare duhet të shlyhet brenda një afati prej tre muajsh nga plotfuqishmëria e tij.

Përveç dënimit kryesor, Ahmeti është obliguar të mbulojë edhe shpenzimet e procedurës gjyqësore prej 100 eurosh për paushallin gjyqësor, si dhe 100 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Nga ana tjetër, trupi gjykues ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar, e cila kapte vlerën e 172 mijë e 600 eurove. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Merz riorganizon kabinetin para zgjedhjeve rajonale në Gjermani

Published

on

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar një riorganizim të madh të kabinetit qeveritar, përpara një serie zgjedhjesh të rëndësishme rajonale në Gjermani.

Ky veprim vjen në një kohë kur qeveria e tij po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhe dhe rritje të përkrahjes për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve në Berlin, Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-Vorpommern.

Sipas ndryshimeve të paralajmëruara, Carsten Linnemann do të marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, duke zëvendësuar Nina Warken, e cila do të emërohet shefe e Kancelarisë në vend të Thorsten Frei.

Ndërkohë, Frei ishte emëruar si kreu i ardhshëm i grupit parlamentar të Unionit pas dorëheqjes së Jens Spahn, i cili u përfshi në polemika pasi ai dhe bashkëshorti i tij u bënë prindër përmes një nëne zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara, praktikë që është e ndaluar në Gjermani.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, ministri i Transportit, Patrick Schnieder, pritet gjithashtu të largohet nga detyra, ndërsa deputeti Fritz Güntzler po konsiderohet si pasardhësi i tij.

Merz pritet të paraqesë detaje të tjera mbi riorganizimin e kabinetit gjatë ditës së nesërme, ndërsa nuk përjashtohen edhe ndryshime të tjera në përbërjen e qeverisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Më 6 gusht seanca e konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Vendimi vjen pasi Haxhiu kishte deklaruar se seanca do të mbahej në javën e parë të muajit gusht, duke theksuar se ishte e rëndësishme t’u jepej kohë partive politike për të zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Accident tragjik në Vragoli: Humb jetën këmbësori, lëndohen dy të tjerë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Siç raporton Ekonomia Online, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur një veturë ka goditur për morto një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe ekipe mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari, vozitësi i veturës, si dhe një pasagjer”, ka deklaruar Mehmeti.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara