Bota

Edhe YouTube pezullon llogarinë e Donald Trumpit

Publikuar

YouTube është rrjeti i fundit social që ka pezulluar llogarinë e presidentit Donald Trump.

Kjo kompani nën pronësi të Google ka parandaluar llogarinë e tij nga ngarkimi i videove të reja ose materialeve live për minimum shtatë ditë, dhe thuhet se mund ta zgjasë këtë periudhë.

Kjo u bë për shkak të shkeljes së rregullave kundër nxitjes së dhunës./UBTNews

Bota

Zjarr përfshiu fabrikën më të madhe të vaksinave, pesë të vdekur

Publikuar

nga

Pesë persona kanë vdekur pas një zjarri që përfshiu prodhuesin më të madh të vaksinave në botë, Institutin Serum, të enjten.

Zjarri filloi në një objekt që është ende në ndërtim e sipër në mjediset e Institutit Serum të Indisë.

Pamjet shfaqin tymin e zi nga një ndërtesë shumëkatëshe në kompleksin masiv të SII në qytetin Pune në shtetin Maharashtr.

Kompania thotë se zjarri nuk ndikon në prodhimin e vaksinës, ndërkaq shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Bota

Zbulohen tri raste COVID-19 në Shangai, evakuohet i gjithë vendbanimi

Publikuar

nga

Autoritetet e Shangait kanë filluar evakuimin e zonave të populluara pranë Bund Riverfront, pasi zyrtarët kinezë zbuluan të paktën tri raste të reja të COVID-19 sot.

Zyrtarët nuk treguan se sa njerëz u evakuuan nga kjo zonë në pjesën qendrore të Shangait, por ata rritën numrin e testeve në mënyrë që të ndalonin menjëherë që vatrat e vogla të shndërroheshin në të mëdha, raporton Guardian.

Bëhet e ditur se dy të infektuarit punojnë në spitale, dhe janë fqinj, ndërsa rasti i tretë është rast kontakti.

Autobusët e qytetit po dezinfektohen, banorët po dërgohen në një hotel, ndërkaq edhe disa rrugë u mbyllën për qarkullim.

Vazhdo të lexosh

Bota

Biden me strategji në luftimin e COVID-19

Publikuar

nga

Presidenti amerikan, Joe Biden mezi po pret të adresojë një nga strategjitë e tij në luftimin e pandemisë.

Në ditën e parë të punës, presidenti do të nënshkruajë dhjetë urdhra si pjesë e planit të tij për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Këta urdhra ekzekutivë do të përfshijnë autorizimin e përdorimit të fondeve të katastrofës për të ndihmuar rihapjen e shkollave dhe obligimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në aeroplanë dhe autobusë.

Po ashtu, Biden po planifikon edhe disa rregulla të reja për udhëtarët ndërkombëtarë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Bota

Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit

Publikuar

nga

Donald Trump ishte presidenti i parë që nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij, Joe Biden, që nga viti 1869.

Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë herët të mërkurën, dhe udhëtoi drejt bazës së Forcave Ajrore Andrews.

Në fjalimin e tij lamtumirës, Trump theksoi se ajo që kanë bërë gjatë presidencës së tij, ka qenë e mahnitshme për çdo standard./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara