Sport

Edhe një stadium ndihmës në komunën e Shtimes

Rinovimi i tërësishëm i tij dhe ndërtimi i zhveshtoreve dhe tribunave është projekt që e kap shumën e 2.4 milionë eurove.

Published

on

Punimet për rinovimin e stadiumit aktual të Shtimes veçse kanë filluar, projekt ky që përfshin ndërtimin e zhveshtoreve të reja, tribunave të reja dhe të gjithë infrastrukturës përcjellëse.

Stadiumi i qytetit të Shtimes u bë me bar artificial, gjë që i kushtoi Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Komunës së Shtimes plot 250 mijë euro. Ndërkaq rinovimi i tërësishëm i tij dhe ndërtimi i zhveshtoreve dhe tribunave është projekt që e kap shumën e 2.4 milionë eurove.

Në përurimin e fushës me bari artificial të këtij stadiumi, prezent ishin krerë të ndryshëm të institucioneve vendore, përfshi presidentin e FFK-së, Agim Ademin dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliun. Ky i fundit ka thënë për KosovaPress, tha se po mendohet që të bëhet një stadium ndihmës, që do t’i shërbejë klubeve të rinjve dhe juniorëve.

“Realisht Komuna e Shtimes e ka edhe një stadium që quhet Stadiumi Historik sepse atje në kohërat më të vështira është zhvilluar futbolli, është në një paralagje time, përkatësisht në Lagjen e Pajtimit, dhe ne mendojmë që krahas këtij stadiumi që është stadiumi primar kryesor i futbollit në Komunën e Shtimes, të bëhen edhe disa investime në një stadium që quhet stadium ndihmës, sepse kemi edhe klube të rinjve, juniorëve që vetëm një stadium nuk i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat që kanë. Po shohim bashkë me Federatën në këtë rast, por edhe me ministrinë dhe Komunën e Shtimes, që bashkërisht t’i mbledhim fuqitë edhe ta kemi edhe një stadium ndihmës përveç këtij që po bëhet aktualisht”, tha Aliu.

Ndërtimi dhe rinovimi i stadiumit të qytetit në Shtime është në kuadër të projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), çdo 45 ditë nga një fushë e futbollit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS) dhe Komunën e Shtimes.

Sport

Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por skuadra e tij, RCD Mallorca, po përballet me një situatë të vështirë në La Liga.

Mallorca aktualisht renditet në vendin e 18-të nga 20 ekipe, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pas 24 ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar 24 pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Në anën tjetër, Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më efikas të kampionatit. Ky është edicioni më i mirë i tij në karrierë, duke tejkaluar edhe statistikat e viteve të kaluara në Spanjë.

Në dy sezonet e mëparshme në La Liga ai kishte shënuar nga shtatë gola, ndërsa në edicionin 2022/2023 realizoi 15 gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 kishte kontribuar me pesë gola.

Megjithatë, vlera e golave në La Liga konsiderohet shumë më e madhe për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.
Me formën aktuale, pritet që ai ta kalojë shpejt shifrën prej 17 golave këtë sezon.

Aktualisht, Muriqi numëron 50 gola në La Liga dhe i është afruar rekordit të klubit për më së shumti gola në elitën spanjolle, rekord që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola për Mallorcën.
Pavarësisht krizës së ekipit, forma e jashtëzakonshme e Muriqit mbetet një nga pikat e rralla pozitive për klubin, i cili shpreson se golat e sulmuesit kosovar do të jenë vendimtarë në luftën për mbijetesë.

Continue Reading

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Të kërkuara