Lajmet

Edhe një organizatë tjetër pezullon veprimtarinë në Gaza

Kjo është organizata e dytë që pezulloi veprimtarinë në Gaza.

Published

on

Edhe një organizatë tjetër joqeveritare amerikane, American Near East Refugee Aid (Anera), e cila ka një funksion të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit për palestinezët, tha se do ta pezullojë veprimtarinë e saj në Gaza.

Anera ka vepruar ngushtë me Kuzhinën Qendrore Botërore (WCK) muajt e fundit.

“Anera dhe WCK po pezullojnë veprimtarinë në Gaza. Anera dhe WCK sigurojnë diku 2 milionë vakte në javë në Gaza”, tha Sean Caroll, drejtori ekzekutiv i organizatës./UBTNews/

Aktualitet

LDK thërret konferencë për media

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Konferenca do të zhvillohet në selinë qendrore të partisë, thuhet në njoftimin për media.

Megjithatë, LDK ende nuk ka bërë të ditur arsyen e mbajtjes së kësaj konference.

Continue Reading

Aktualitet

Basha kërkon mbledhje të Kryesisë, LDK e PDK thonë se nuk do të marrin pjesë

Published

on

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paplotësuar, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, ka thirrur për sot në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, megjithëse ky organ ende nuk është konstituuar në tërësi.

Takimi vjen pas pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin e pestë, i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.

Por, dy subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të paligjshme ftesën e kryetarit të Kuvendit, duke i thënë “JO” takimit.

“Jo, absolutisht, sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka theksuar Bajrami.

Në të njëjtën linjë, edhe PDK ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende funksional.

“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e tyre në Facebook.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 14 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30 gradë Celcius.

Era do të jetë me shpejtësi prej 13-37 km/h.

Continue Reading

Aktualitet

Një karrierë në gazetari, PR dhe media digjitale – UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim

Published

on

UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, një drejtim që po shihet gjithnjë e më shumë si domosdoshmëri në një kohë kur informacioni, media digjitale dhe komunikimi publik po përcaktojnë rrjedhën e zhvillimeve shoqërore, politike dhe ekonomike.

Ky program synon të përgatisë profesionistë të kualifikuar që do të luajnë rol vendimtar në formësimin e opinionit publik dhe në menaxhimin strategjik të informacionit, duke ofruar një kombinim të fortë mes teorisë, praktikës dhe përvojës ndërkombëtare.

Ky program ndërthur në mënyrë unike teorinë dhe praktikën, duke i mundësuar studentëve të fitojnë njohuri të avancuara dhe përvojë konkrete përmes punës praktike dhe bashkëpunimit me industrinë.

Çfarë ofron programi?

Masteri në Gjuhë, Media dhe Komunikim u hap rrugën studentëve për një karrierë të suksesshme në:

  • Gazetari dhe media digjitale
  • Marrëdhënie me publikun dhe komunikim strategjik
  • Menaxhim dhe prodhim mediatik
  • Krijimin e përmbajtjes dhe komunikim publik

Në fokus qëndron përgatitja gjithëpërfshirëse e studentëve për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke i pajisur ata me shkathtësi analitike, gjuhësore, teknike dhe kreative.

Një program me standarde bashkëkohore

UBT ka hartuar kurrikulën e këtij programi duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe nevojat aktuale të tregut të punës në Kosovë dhe rajon. Përmes këtij programi, studentët:

  • zhvillojnë mendim kritik dhe etikë profesionale,
  • aftësohen për interpretimin dhe menaxhimin e informacionit,
  • fitojnë përvojë në kërkime shkencore dhe praktika profesionale,
  • krijojnë mundësi për mobilitet akademik ndërkombëtar.

Një kontribut i drejtpërdrejtë për shoqërinë

Programi synon të kultivojë një brez të ri profesionistësh që do të kontribuojnë jo vetëm në institucionet publike dhe korporatat private, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare, duke forcuar kapacitetet në fushën e informacionit, mediave dhe komunikimit strategjik.

Shtyllat kryesore të programit:

  • Mësimdhënie cilësore dhe ndërvepruese
  • Kërkime shkencore dhe inovative
  • Shërbime komunitare dhe përfshirje aktive

UBT i ofron studentëve një mjedis të avancuar akademik, me infrastrukturë moderne, ligjërues me përvojë kombëtare e ndërkombëtare, si dhe mundësi praktike në bashkëpunim me mediat, institucionet dhe organizatat vendore e globale.

Aplikimet janë të hapura online: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara