Lajmet

Edhe në Fushë Kosovë situatë e rënduar, pritet evakuimi i disa familjeve

Published

on

Reshjet e mëdha të shiut që po bien pa ndërprerë gjatë ditëve të fundit kanë vërshuar shumë shtëpi banimi, lokale afariste, e shumë rrugë edhe u bllokuan në disa vende të Kosovës.

Për shkak të reshjeve të shiut, është përmbytur edhe komuna e Fushë Kosovës. Uji mori gjithçka para vetes në disa pjesë të kësaj komune, veturat thuajse u mbuluan të tërat nga uji.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka treguar për KosovaPress për situatën e krijuar në këtë komunë për çka tha edhe se ekipet po verifikojnë familjet që duhet të evakuohen. Topalli ka theksuar se situata në Fushë Kosovës është e rënduar.

“Gjendja në Fushë Kosovë po dihet tashmë edhe në gjithë Kosovën. Sigurisht është një gjendje e rëndë, vërshimet janë të paparashikuara. Është një situatë me të cilën pothuajse në disa pjesë ka dalë nga kontrolli dhe është krijuar një gjendje jo e mirë për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, e sidomos në disa vende e edhe në disa fshatra si Miradi, Bardh i Madh, fshatit Kozmin dhe fshatrave tjera. Ne po mundohemi të menaxhojmë me aq mundësi sa kemi, por një sasi bukur e madhe është nga të reshurat dhe nga shtatit e lumenjve. Ne kemi ekipet në teren dhe po bëjnë identifikim e rasteve nëse të familjeve që kërkojnë për tu evakuuar e do të evakuohen. Nuk kemi një numër të saktë të familjeve që kanë këto kërkesa, por gjatë ditës do të kemi të dhëna konkretet dhe sa familje kanë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre deri sa të qetësohet situata”, tha Topalli.

Ndërsa lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga vërshimet, Topalli tha se nuk ka ndonjë mekanizëm i cili do të largonte sasinë e madhe të ujit, por që tregoi se në disa vende është dashur intervenimi edhe i zjarrfikësve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Situata është e vështirë dhe e rëndë dhe për një arsye tjetër që nuk mbahen mend gjithë këto reshje në komunën e Fushë Kosovës, por edhe me gjerë. Ne nuk kemi ndonjë mekanizëm të mirëfilltë i cili do të merret për evitimin e ujërave për largimin e sasive të mëdha të ujit. Në disa pjesë kanë intervenuar shërbimet tona me mekanizmin që kemi pastaj ka intervenuar shërbimi i zjarrfikësve dhe ai i FSK këto janë që kanë ofruar ndihmë. Por në këtë raste edhe kompania e ujësjellësit duhet të jetë më aktive dhe më fleskibile dhe të intervenojë në ato zona sidomos në Fushë Kosovë që është situata e përkeqësuar”, tha Topalli për KosovaPress.

Ndonëse komuna nuk ka kapacitetet për të gjetur strehë për familjet që do të evakuohen, por megjithatë Topalli thotë se do të gjendet një vend i siguritë për strehimin e familjeve të cilat janë vërshuar nga uji.

“Komuna nuk ka kapacitetet për të strehuar ato nëpër vende të caktuar, por sigurisht do të hulumtojmë mundësitë tona dhe ata do të evakuohen dhe do të vendosen në vende të sigurta”, tha ai.

Ndërkohë që reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmet të mëdha në shumë pjesë të vendit.

E sot kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka vizituar fshatin Dobroshec të komunës së Drenasit, një pjesë e të cilit është bllokuar, pasojë e dëmtimit të rëndë të urës nga vërshimet e ditëve të fundit.

Nga aty Hoti paralajmëroi themelimin e Fondit Emergjent, për sanimin e dëmeve nga vërshimet, për t’iu dalë në ndihmë familjeve që kanë pësuar dëme materiale dhe që jetojnë në kushte të vështira.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara