Lajmet

Edhe LDK-ja kërkon dorëheqjen e Berishajt

LDK-ja me akuza ndaj VV-së.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Lëvizja Vetëvendosje si partia në pushtet po merret me propagandë duke iu kthyer të kaluarës me qëllim që ta mbuloj paaftësinë qeverisëse të saj. Edhe kjo parti po ashtu kërkon dorëheqjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi u shpreh se dështimet e Qeverisë së Kosovës në të gjitha fushat i ka përjetuar më së shumti qytetari i Kosovës. Sipas saj, si rezultat i mosveprimit të qeverisë, inflacioni ka arritur vlerën mbi 20 për qind.

“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet merret me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë sesi pushteti që i ka krejt, iu kthye zanatit të vet si të vetmin mjet të artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikur përgjegjësive dhe ta mbulojë paaftësinë qeverisëse. Mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët tanë në përditshmërinë e tyre. Në ekonomi dështim, në shëndetësi dështim, në arsim dështim. Kur flasim për ekonomi faktet flasin ndryshe përgjatë dy vjetëve ka pasur vetëm stagnim, ekonomia është ngulfatur, vetëm 9% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar, kjo i bie që janë 700 milionë euro më pak në qarkullim vlera e të cilave po humbet çdo ditë. Inflacion mbi 20%, ndër më të lartit në Evropë, si rezultat i mos veprimit të qeverisë, sot produktet ushqimore janë dyfishuar… E vetmja rritje janë importet nga Serbia – është rritje rekorde prej 370 milionë euro. Skandali tjetër që ndërlidhet me Serbinë janë edhe 600 mijë euro transfere nga GEN i Serbisë para, të cilat nuk dimë se ku kanë shkuar dhe kënd e kanë financuar, skandal ky ku përfshihen ambasadorë të pushtetit”, theksoi ajo.

Zëdhënësja e LDK-së ka thënë se kjo parti vazhdimisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Prej kur ka dalë skandali në medie kemi kërkuar dorëheqjen e tij, mirëpo fatkeqësisht edhe përkundër që mediat sllovene dhe kroate faktikisht postojnë dhe bëjnë publike skandalin me Martin Berishajn, ndërkaq nga ana e partisë në pushtet ende nuk kemi dorëheqje. Prandaj, edhe përkundër që kallëzimi penal i është ngritur Berishaj, ende nuk kemi dorëheqje, rekomandimi dhe propozimi ynë konkret ka qenë për shkak të mos dëmtimit të imazhit të Republikës së Kosovës të dorëhiqet Martin Berishaj”, tha Halimi.

Sibel Halimi nga LDK teksa ka renditur dështimet e Qeverisë Kurti në politikë të jashtme, shëndetësi e arsim u shpreh se “kushërinjtë mesa duket nuk ishin vetëm për dasma, ishin edhe për pozita shtetërore”.

“Regres dhe stagnim kemi edhe në politikën e jashtme. Siç dihet, nuk ka ndodhur asnjë njohje gjatë dy vjetëve të qeverisjes në pushtet, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ka pasur vetëm skandale të llojit të Martin Berishajt, huqje të panumërta në Twitter dhe së fundmi letra komike e ministrit Sveçla dërguar Gjermanisë për të kërkuar lëvizje me pasaporta të skaduar për qytetarët e Kosovës… Lista e dështimeve është shumë më e gjatë kur flasim për policinë s’ka drejtor me muaj të tërë, kur flasim për energji ka 72 mijë euro humbje energjie çdo ditë, kur flasim për drejtësinë kemi vjedhje provash në Institutin e Mjekësisë ligjore, kur flasim për nepotizëm ka pasur punësime masive të familjarëve të ministrave dhe deputetëve të pushtet duke kulmuar me super skandalin e punësimeve në KEK, kushërinjtë mesa duket nuk ishin vetëm për dasma, ishin edhe për borde e ndërmarrje publike e për pozita tjera shtetërore”, tha Halimi.

Sa i takon pjesës veriore të vendit, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi u shpreh se nga partia në pushtet për barrikaduesit dhe sulmuesit e policisë në atë pjesë të Kosovës ka pasur amnisti dhe lirim e arrest shtëpiak për personat e akuzuar për terrorizëm.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara