Lajmet

Edhe Beqa reagon pas deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

Sipas tij, kjo deklaratë ka qenë e papjkeur dhe nuk ka qenë as diplomatike e as politike.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, e ka quajtur të papjekur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ai ka thënë se kjo deklaratë nuk ka qenë diplomatike e as politike. Beqa ka thënë se kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit duhet të dalin para drejtësisë.

Deputeti i PDK-së ka thënë se deklaratat e Kurtit ndër vite për Ivanoviqin kanë dallime të mëdha, teksa thotë se Kurti e ka lartësuar ish-politikanin serb, i dënuar me nëntë vite nga Gjykata e EULEX-it për vrasjen e 10 shqiptarëve në prill të vitit 2000.

“Realisht unë konsideroj që deklarata e Kurtit, ndoshta nuk ia vlen as të vlerësohet për arsye se kemi një Kurti që në 2016 për të njëjtin person e jepte një deklaratë krejt të kundërt me atë që thotë sot në vitin 2023, andaj mendoj se është një deklaratë e papjekur e kryeministrit. Mendoj se nuk ka qenë as diplomatike e as politike, dhe për këtë jemi këtu që të gjithë ata që kanë bërë krime apo dorasit e Ivanoviqit, të dalin para drejtësisë”, u shpreh Beqa.

“Kryeministri Kurti në vitin 2016 e ka quajtur të ndjerin kriminel, ndërsa në vitin 2023 e bënë hero dhe thotë se duhet ta marrim shembull punën e tij. Andaj mendoj secili duhet të përgjigjet për ata se çfarë ka bërë, dhe mendoj se duhet të zbardhet rasti dhe të dënohen kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit, por në të njëjtën kohë i ndjeri ka pasur përgjegjësi për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë”, deklaroi ai tutje.

Deputeti i PDK-së ka thënë se e kaluara e Ivanoviqit ka qenë kriminale si udhëheqës i grupit kriminal “rojet e urës”.

“Realisht ai (Ivanoviqi) ka qenë përgjegjës për shumë ngjarje që kanë ndodhur në kundërshtim me Kosovën e qytetarët e saj, dhe ka marrë pjesë në grupin kriminal ‘rojet e urës’, por nuk ia vlen të flasim për të që nuk është në jetë më, por kryeministri Kurti është labil në deklaratat dhe qëndrimet e tij”, ka thënë Beqa tutje.

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara