Lajmet

Edhe Australia bojkoton Olimpiadën në Pekin

Lajmin e konfirmoi kryeministri australian, Scott Morrison, të mërkurën.

Published

on

Australia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Lajmin e konfirmoi kryeministri australian, Scott Morrison, të mërkurën. Morrison u tha gazetarëve më 8 dhjetor se Qeveria kineze nuk ka adresuar një sërë çështjesh, që kanë përkeqësuar raportet me Australinë, përfshirë edhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin Ksinjiang.

Ditë më parë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zyrtarët e qeverisë së saj do të bojkotojnë Lojërat Olimpike të Pekinit që do të mbahen në muajin shkurt, për shkak të “mizorive” ndaj të drejtave të njeriut në Kinë, vetëm disa javë pas bisedimeve që synojnë lehtësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Lidhur me bojkotin diplomatik u kundërpërgjigj Kina, e cila paralajmëroi hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk dha më shumë detaje./UBTNews

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.

Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ka nisur dëshmia e Paul Williams në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.

Dëshmia e tij pritet të zgjas një ditë e gjysmë, mbrojtja e Thaçit ka parashikuar dy orë, ekipet tjera të mbrojtjes së bashku kanë kërkuar dy orë e gjysmë dhe ZPS dy orë e gjysmë.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç tha se dëshmitari Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin kosovar në Rambuje

Amerikani Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin kosovar në Rambuje në shkurt dhe mars të 1999, ai ka ndihmuar delegacionin për hartimin e propozimit të tyre dhe negociatat në marrëveshjen e Rambujesë. Ai po ashtu ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar dhe me figura ndërkombëtare dhe diasporën e Kosovës. Williams do të jap dëshmi për procesin e vendimmarrjes të delegacionit si dhe diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim dhe transformim të UÇK-së. Doktor Williams po ashtu do të jap dëshmi për komunikimet që ka pasur me të gjithë anëtarët e delegacionit kosovar, mes të cilëve edhe Hashim Thaçi. Konstatimet dhe përshtypjet që ka formuar ky nga këto komunikime, të cilat e ndihmuan për të dalë në përfundimin që Thaçi nuk kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë dhe se i duhej miratimi i komandantëve të zonave për ta bërë këtë”, deklaroi ai.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç tha se ka qenë këshilltar juridik falas për delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe se ishte përzgjedhur si këshilltar me propozimin e kryeministrit Bujar Bukoshi.

“Zyrtarisht jam zgjedhur rreth 10 ditë përpara se organizoheshin negociatat e Rambujesë, më ishte thënë më herët nga Bukoshi dhe më kishte thënë nëse do të ketë bisedime për paqe në Rambuje, atëherë do të kërkonte praninë time. Dhe kjo për shkak të punës që kisha bërë për negociatat e verës, të ashtuquajturat Hill edhe të Holbrooke në tetor.

Misetiç: Kur jeni përfshirë për herë të parë në Kosovë, ju thatë në verë, tetor, negociatat e verës, dhe të tetorit por konkretisht kur?

Williams: Që ta sqarojmë, gjatë verës dhe të vjeshtës të vitit 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën. Dhe deri diku me Veton Surroin duke koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë që kishin marrëdhënie me këtë persona. Dhe ata kërkuan ndihmën time pro-bono, udhëzime pro-bono lidhur me aspektet që do të negocioheshin. Fizikisht nuk kam shkuar në asnjë vend, kam qenë në Uashington dhe Nju Jork vetëm, për të marrë pjesë në negociata, ndryshe nga Rambujeja kur shkova fizikisht.

Misetiç: Kush ju zgjodhi si këshilltar të delegacionit?

Williams: Më ftoi Bujar Bukoshi, në emër të presidentit Rugova të shkoja në Rambuje, të udhëtoja drejt Rambujesë dhe të merrja pjesë në bisedimet më 7 shkurt është marrë një vendim me konsensus nga delegacioni kosovar në Rambuje përmes të cilit më ftuan që të shkoja tek kështjella ku mbaheshin bisedimet dhe të isha këshilltari i tyre juridik dhe Edita Tahiri e ka nënshkruar këtë dhe Bajram Kosumi këtë deklaratë zyrtare”, deklaroi ai.

Nga mbrojtja e Thaçit, dëshmitari i mbrojtjes është pyetur se kush ka qenë Edita Tahiri, për të cilën tha se ka qenë ministre e Jashtme e qeverisë së Bujar Bukoshit.

Ai tha se ka pasur marrëdhënie të ngushtë me Bujar Bukoshin, kryeministër i qeverisë në ekzil, teksa shtoi se ai shpesh shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se “Kur ishte në Uashington ai u takua edhe me mua dhe rrija gjatë gjithë kohës me të si avokati i tij”.

Ai tha se ka punuar intensivisht me anëtarët e delegacionit gjatë bisedimeve në Rambuje dhe se i ishte kërkuar që të përgatis gjuhë gjithëpërfshirëse “për të siguruar që TPJN të ishte në gjendje të kishte përgjegjësitë e veta për të zbatuar mandatin e saj”.

Sa i takon Rambujesë, mua më është kërkuar që të përpiloj, që të përgatis gjuhën e cila ishte sa më gjithëpërfshirëse që të ishte e mundur për të siguruar që Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë të ishte në gjendje të kishte përgjegjësitë e veta dhe kompetencat për të zbatuar mandatin e tij… Gjatë ditës së parë apo ditës së parë kur isha në kështjellën aty, më ftuan që të jepja një prezantim delegacionit të Kosovës për katër pika, tema e katërt ishte juridiksioni dhe aktivitetet, hetimet, aktakuzat e Tribunalit për Ish-Jugosllavi, të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm aty, kjo përfshinte edhe mësimet që kishim nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjaket nga negociatat me Dejton”, u përgjigj ai.

Gjatë pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, Williams tha se ai bashkë me Mark Weller, i cili ka qenë këshilltar ligjor ndërkombëtar, e kanë përpiluar propozimin e delegacionit të Kosovës në Rambuje lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams tha se ka punuar dy vjet edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe se ka qenë jurist për çështjet evropiane.

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar dëshmia e James Rubin, i cili gjatë luftës ka qenë ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij në mbrojtje të ish-presidentit, Hashim Thaçi ka zgjatur tri ditë. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara