Lajmet

E veshur kuq e zi dhe e buzëqeshur në fytyrë, ceremonia e pritjes të presidentes së KE në Pallatin e Brigadave

Ursula Von der Leyen: Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Published

on

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave pasi mbërriti në Tiranë në kuadër të një turi vizitash që do të zhvillojë për dy ditë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ursula Von er Leyen kishte zgjedhur veshje kuq e zi për vizitën në Tiranë, ndërsa gjatë ceremonisë së pritjes ishte e buzëqeshur dhe përshëndeste me dorë në zemër. Pas ceremonisë, u fut në ambientet e Pallatit të Brigadave ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas, rreth orës 10:00 do të takohet me presidentin Ilir Meta në Presidencë, transmeton TCh.

Para se të mbërrinte, presidentja e KE bëri një postim në Twitter ku bëri të qartë mesazhin që BE do të investojë në mënyrë strategjike për të ardhmen e përbashkët europiane.

“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.

Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne jemi duke e përgatitur atë tani.

Duke kapërcyer COVID, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.” – shkroi Von der Leyen.

Continue Reading

Lajmet

​Iu gjet pistoletë me fishekë në veturë, arrestohet prizrenasi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më 22 janar rreth orës 20:00, në rrugën “Enver Hadri”, ku te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur një pistoletë dhe katër fishekë të llojit të panjohur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Hetuesit zbarkojnë në tri stacione: Së shpejti nis intervistimi masiv për manipulimin e votave në Prizren

Published

on

By

Hetimet për dyshimet e manipulimeve në procesin e votimit kanë hyrë në fazën më serioze, pasi që së shpejti pritet të nisë një operacion i gjerë intervistimesh ndaj personave të dyshuar për keqpërdorime gjatë numërimit të votave.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se intervistimet do të zhvillohen në tri stacione policore, përkatësisht në “ALFA”, Lubizhdë dhe Suharekë, ku ekipet e hetuesve janë shpërndarë sipas planit operativ.

Sipas informacioneve, shumica e të ftuarve janë paraparë të paraqiten në orën 08:00, ndërsa një pjesë tjetër do të intervistohet në orën 10:00, në varësi të ndarjes së rasteve dhe përfshirjes së tyre në proces.

Burimet thonë se disa prej të dyshuarve tashmë kanë angazhuar edhe mbrojtës, ndërsa hetuesit do t’i ballafaqojnë me prova dhe materiale që dyshohet se dokumentojnë manipulimet, përfshirë edhe elemente të procesit të rinumërimit.

Hetimet lidhen me dyshimet për një skemë të keqpërdorimeve në numërimin e votave, ku është ngritur dyshimi se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet te një tjetër, dukuri që ka shkaktuar reagime gjithandej dhe dyshime se ndërhyrjet kanë qenë të orkestruara.

Në këtë fazë të zhvillimeve, burimet paralajmërojnë se nuk përjashtohet mundësia që disa persona të ndalohen për 48 orë, nëse gjatë intervistimit rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në keqpërdorime.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky operacion dhe zhvillimet e ditës.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen afro 50% e vendvotimeve

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe sot numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë rinumëruar 48,49% vota.

Sipas këtyre rezultateve, LVV ka marrë 46.59% të votave, PDK 22.77%% të votave, LDK 10.20 % të votave si dhe AAK 4.14 %.

Njëherësh, KQZ ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur plotësisht në 11 komuna.

Continue Reading

Lajmet

KRM ”Pastrimi” aplikon çmimoren e re për grumbullimin e bërllokut

Published

on

By

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët e Prishtinës për zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Ky ndryshim thuhet se vjen në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar zyrtarisht nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor të vitit 2023, dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky akt, sipas kompanisë, nënkupton përcaktimin e tarifave të standardizuara për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale, të cilat janë hartuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat institucionale të qytetit tonë. Po ashtu reflekton kategorizimin e konsumatorëve, nga amvisëritë rezidente e jorezidente, tek bizneset e ndryshme sipas madhësisë dhe llojet e kontratave, në mënyrë që shërbimi të ofrohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe efikase për të gjithë.

“Synimet kryesore të zbatimit të çmimores janë:

sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm financiar për funksionimin e shërbimit;rritja e transparencës dhe qartësisë në tarifim;mbështetja e ofrimit të një shërbimi të rregullt dhe cilësor për të gjithë konsumatorët;përmbushja e standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik në territorin e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
“KRM “Pastrimi” po ashtu ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm me qytetarët dhe subjektet ekonomike duke thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo sqarim të mëtejshëm dhe informacion të nevojshëm për implementimin e çmimores.

“KRM “Pastrimi” e vlerëson lart bashkëpunimin me qytetarët dhe subjektet ekonomike dhe është e disponueshme për çdo sqarim të mëtejshëm, informim publik apo bashkëbisedim institucional në lidhje me çmimoren e miratuar. Qëllimi ynë kryesor mbetet garantimi i një qyteti më të pastër, një shërbimi më efikas dhe një procesi të drejtë tarifimi për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara