Shëndet

E verdha apo e bardha e vezës?

E verdha e vezës ndihmon memorien.

Published

on

Veza është një nga ushqimet më proteinike dhe si e tillë mjaft e konsumuar në përditshmëri.

Megjithëse vlerat e vezës janë përfolur shpeshherë, ndarja mes vlerave ushqyese të së bardhës apo të së verdhës së vezës janë diskutuar më rrallë.

E bardha e vezës
 
E bardha e vezës është guaska mbrojtëse dhe e pasur me lëndë ushqyese. Pavarësisht se shfaqet si një lëng i thjeshtë, i trashë, albumina është e përbërë nga tre shtresa: vetëm shtresa e brendshme, që është më afër të verdhës është e dendur dhe e trashë. Dy të tjerat, më të jashtmet janë të lëngëta.

Albumina në pjesën më të madhe është e përbërë nga uji: rreth 90% të peshës së njëjtë.

E bardha e vezës është një ushqim tepër i hollë: ndryshe nga e verdha, praktikisht është pa yndyrna dhe madje, sasia e karbohidrateve është e papërfillshme.

Interesante është edhe përmbajtja e kripërave minerale, veçanërisht magnezit, kaliumit dhe natriumit dhe vitaminave të grupit B. Albumina e një veze të mesme peshon rreth 35 g dhe siguron rreth 43 kcal.

Proteinat e të bardhës së vezës, ovalbumina, kanë një vlerë të shkëlqyer biologjike, ato janë të pasura me aminoacide esenciale. Si për arsye higjienike, ashtu edhe për të ndihmuar tretjen, është mirë të konsumoni të gatuar të bardhën e vezës: albumina përmban një proteinë, të quajtur ovoucoid, e cila pengon aktivitetin e proteolitik të enzimës tretëse në zorrën tonë. Albumina gjithashtu përmban një tjetër substancë proteinike, avidinën, e cila pengon thithjen e biotinës ose vitaminës H.

E verdha e vezës

E verdha e vezës është e pasur në proteina e vitamina dhe kërkimet shkencore kanë treguar se ushqimet me nivel të lartë të kolesterolit nuk rrisin domsdoshmërisht kolesterolin në gjak. Vezët janë të dobishme për të ngritur nivelet e kolesterolit të mirë HDL. E verdha e vezës është e pasur me lutein karotenoideve dhe zeaxanthin, të cilat ndihmojnë në shëndetin e syrit .

E verdha e vezës përmban proteina, hekur, antioksidantë, vitamina, B2, B5, B12 dhe vitaminë D.

Çfarë ndihmon e verdha e vezës?

  • Memorien

Për të përmirësuar memorien, duhet të konsumoni 1-2 të verdha veze çdo ditë, për 4 javë rresht. Bëni një pushim tri javor dhe më pas përsëriteni trajtimin.

  • Kancerin e gjoksit

Studimet kanë treguar se gratë që konsumojnë rregullisht të verdhat e vezëve kanë më pak gjasa për kancer të gjoksit.

  • Për flokë të shëndetshëm

Konsumoni të paktën 5 vezë në javë, nga 1-3 muaj. Ky trajtim do të rrisë flokët tuaja në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

  • Ilaç për gratë shtatzënë

Duke qenë se përmban hekur, vitaminë D dhe një sërë vitaminash B. Këto lëndë janë shumë të rëndësishmë për foshnjën që ende nuk ka lindur. Mamatë shtatzënë duhet të konsumojnë dy vezë të ziera çdo ditë, për 5 javë rresht.

  • Lufton mbipeshën

Nëse ju konsumoni vezë çdo ditë, nuk shëndosheni, përkundrazi. Do të humbni në peshë. Bëni një trajtim 2 mujor me nga 1 vezë./neps.al

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!

Published

on

Nuk është një sekret që lëngjet e gazuara mund të jenë të dëmshme për mëlçinë. Përveç rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, prishjes së dhëmbëve dhe mbipeshes, këto pije ndikojnë negativisht edhe në funksionimin e mëlçisë.

“Mëlçia ndihmon në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që konsumojmë, dhe më pas i ruan ato si glukogjen, vitamina dhe minerale për përdorim të mëvonshëm”, thotë dietologia me bazë në New York, Carrie Gans.

“Ajo gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga gjaku dhe zvogëlon dëmtimin e trupit”, shton ajo.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit mund ta mbingarkojë mëlçinë, duke e kthyer në yndyrë. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike përfshijnë lodhje dhe dhimbje, e mund të çojnë në cirozë dhe dështim të mëlçisë.

Konsumimi i madh i pijeve të gazuara shkakton edhe rezistencë ndaj insulinës. Një studim tregoi se njerëzit që pinin katër pije me sheqer në ditë për tre javë, në total 40-80 gram sheqer, raportuan rritje të rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjithashtu rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Pijet e gazuara janë të dëmshme jo vetëm për shkak të sheqerit, por edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të shurupit të misrit me fruktozë.

Një studim mbi minjtë zbuloi se konsumimi i gjatë i këtij shurupi shkaktoi dëmtime në mëlçi e përkeqësim të barrierës së murit të zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj

Published

on

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë po aq të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

Sipas specialistit, ky frut, edhe pse shihet si i shëndetshëm shkakton probleme me tretjen dhe po ashtu ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve, veçanërisht tek personat me ndjeshmëri të lartë.

Në intervistën e tij, mjeku përmendi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të pasura me fibra që ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.

Ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të larta ose mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Në këtë grup përfshihet edhe fruti që ai nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar problematik për shëndetin e zorrëve.

Sipas mjekut të Harvardit, fruti që duhet shmangur është bananja e pjekur. Ai shpjegon se bananjat që kanë arritur në një fazë të pjekur përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të madhe, që rrisin glukozën në gjak dhe nuk furnizojnë siç duhet bakteret e mira të zorrëve.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendje, duke treguar se edhe ushqimet që konsiderohen “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, varësisht nga organizmi i secilit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara