Kuriozitete

E thotë studimi: Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur!

Published

on

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, a situatave që kalojmë. E hëna e tretë e janarit konsiderohet si dita më depresive e vitit, ndërsa të gjitha të hënat karakterizohen nga një atmosferë melankolike.

Të shtunat janë plot gëzim dhe optimizëm, ashtu si edhe të premtet, pasi shkëputemi nga puna gjatë fundjavës. Në të njëjtën kohë, për Pashkë mund të ndihemi më optimistë, ndërsa për Krishtlindje mund të ndihemi më melankolikë.

Sidoqoftë, në një mënyrë ose në një tjetër ne kemi përcaktuar se si na bëjnë të ndihemi ditë të caktuara gjatë gjithë vitit.

Por, çfarë ndodh me orët e ditës? A është e mundur që brenda një periudhe 24-orëshe të ndihemi më të lumtur në momente të caktuara dhe më të trishtuar në momente të tjera?

Për të vlerësuar lidhjen e kohës/orës së ditës me depresionin, ankthin, mirëqenien dhe vetminë, shkencëtarët nga University “College London” kryen një analizë të përditshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Gjetjet u botuan në “BMJ Mental Health”, dhe studiuesit vunë në dukje:

“Gjendja e humorit tonë ndryshon gjatë stinëve, ditëve të javës dhe madje edhe gjatë gjithë ditës – çdo ditë. Edhe pse shëndeti mendor dhe mirëqenia në përgjithësi ndryshojnë gjithashtu gjatë muajve dhe javëve.”

Hulumtimi analizoi të dhëna nga 49,218 të rritur që morën pjesë në një studim që mblodhi të dhëna të detajuara dhe të përsëritura nga të njëjtët pjesëmarrës me kalimin e kohës për një periudhë 2-vjeçare, nga marsi 2020 deri në mars 2022.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve si: “Javën e kaluar, sa të lumtur u ndjetë? Sa i kënaqur ishe me jetën tënde?”, dhe “Në ç’masë mendonit se gjërat që bëni në jetën tuaj ia vlejnë?”.

Faktorë të tillë si mosha, gjendja shëndetësore dhe nëse individët ishin të punësuar u morën në konsideratë.

Rezultatet treguan se lumturia dhe kënaqësia ishin të gjitha më të larta të hënave dhe të premteve krahasuar me të dielat. Shëndeti mendor ishte më i mirë gjatë verës në të gjitha rezultatet.

Ndryshimi i humorit gjatë 24 orëve

Ndryshimet në shëndetin mendor dhe mirëqenien gjatë gjithë ditës mund të shpjegohen nga ndryshimet që lidhen me orën biologjike, vunë në dukje studiuesit.

“Për shembull, kortizoli [hormoni që rregullon humorin, motivimin] arrin kulmin menjëherë pas zgjimit dhe arrin nivelet më të ulëta rreth kohës së gjumit”, thanë ata.

Megjithatë, studiuest shtuan se ndryshimet midis ditëve të javës dhe fundjavave mund të jenë për shkak të gjërave të tilla si sekuenca e aktiviteteve të përditshme, të cilat ka të ngjarë të jenë të ndryshme në fillim dhe në fund të javës.

Ndonëse zgjohemi nga alarmi, në mëngjes jemi me humor më të mirë se në mbrëmje. Kjo e fundit ndodhë për shkak të lodhjes e ngarkesës së ditës, ndërsa në mëngjes “karikohemi’ e jemi më energjikë dhe të lumtur për një ditë të re.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara