Shëndeti

E thotë studimi, ja sa sheqer duhet t’i hidhni kafes

Published

on

Dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën, është transformuar në përbërës të nevojshëm për një paradite energjike.

Njerëzit heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të largohen nga kafeja. Studimi s’vlen për të gjithë, nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e njerëzve. Disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës shtesë si sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur ëmbëlsi.

Sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin.

Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është 3.1 gramë. Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.

Një lugë e plotë çaji me sheqer në filxhan kafeje ekspres rrit përqindjen e sheqerit më të lartë sesa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola. E njëjta vlen edhe për kafen turke, e cila përgatitet në shtëpi. Për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar për të shtuar sheqer është 7 gramë. Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer. Pra, një lugë çaji e pak.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.

Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer, por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve tjera.

Shëndeti

Sëmundjet që kurojnë mjalti dhe kanella

Published

on

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ja lista me sëmundjet që mund të shërohen me mjaltë e kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës

Përgatitet një qull nga mjalti e pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemë.

Përdorimi i rregullt i saj normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në SHBA dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët e kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet.

Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët me këtë lloj ilaçi të përzier para mëngjesi, kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet e brenda një muaji, shumica e pacientëve që s’kanë mundur të ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier dhimbje.

Infektimet

Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbja e dhëmbit

Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle e pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet

Ata që vuajnë nga ftohjet e zakonshme a të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut

Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun

Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Mostretja

Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.

Continue Reading

Shëndeti

Këto janë dhjetë ushqimet ideale për mëngjes

Published

on

Ekspertët e shëndetit thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.

Të gjithë e nisin ditën duke konsumuar në mëngjes një kafe të shpejtë ose një gotë qumësht, por këto dy pije nuk duhet të zëvendësojnë mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Një gamë e madhe studimesh mbështet idenë se konsumimi i saj çon në shëndet më të mirë dhe indeks të masës trupore më të ulët. Pas ngrënies së mëngjesit do të digjni më shumë kalori gjatë ditës sesa mosngrënia e mëngjesit nga frika se merrni më shumë kalori.

Tërshëra – Një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë, është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B, përmban minerale sikurse është hekuri dhe magnezi. Me konsumimin e saj ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake falë një fibre të quajtur beta –glukano, përbërës e cila mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit.

Vezë – E pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi ka nevojë, ndikon pozitivisht te kujtesa, humori dhe kontrolli muskular. Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; element thelbësorë pasi çdo pjesë e trupit tonë kërkon proteinë; qoftë lëkura, gjaku dhe kockat. Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.

Fara – Fara susami, chia, lule dielli, lino dhe kungulli. Shtoni farat në drithëra, smoothi dhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina. Farat përmbajnë minerale si; Zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi, të cilat ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Jogurt pa sheqer – Njihet për vlerat e shumta shëndetësore. Ndaj dhe këshilla kryesore kur përzgjidhni një kos duhet që të ketë pesë ose më shumë shtame të kulturave bakteriale, por sasia nuk duhet të kalojë 150 gramët. Jogurti është perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për t’u ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara! Kosi grek është plot me kalcium, ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë versione janë pasuruar me vitaminë D.

Banane – Vlerat ushqyese të saj i dinë të gjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin dhe redukton ankthin. Fibra e tretshme ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr nga trakti gastrointestinal dhe penguar lëvizjen e tij drejt enëve të gjakut.

Qumësht – Një gotë furnizon trupin me 13 gramë proteinë. Pirja e saj është zgjedhje e mirë, sidomos kur jeni për vrap. Duhet të dini se qumështi është i përbërë 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi, që ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj.

Integralet – Drithërat integrale ofrojnë përfitime antioksiduese, duke mbrojtur indet nga efektet e dëmshme dhe inflamatore. Ato janë të pasura me minerale të tilla si kalcium, kalium, magnez, zink dhe hekur: çelësi për imunitetin e përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës.

Çaj i zi ose kafe – Ekzistojnë studime që lidhin antioksidantët e kafeinën që gjendet tek çaji e kafeja pa sheqer te përfitimet që sjell, duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kronike si dhe një aleate në administrimin e peshës. Ato janë pije me zero kalori. Ndaj ju këshillohet që një alternativë për mëngjes do të ishte konsumimi i 500 ml ujë, kafeje ose çaji pa sheqer. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani hidratimin ditor në këmbën e djathtë dhe të siguroni rikuperimin e rezervave të ujit të përdorur gjatë natës.

Avokado – Ky frut ka përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit e fibrave dietike. Rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë më pak të ngjarë të hani gjatë pjesës tjetër të ditës. Bukë e thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, e cila përmban vitamina dhe minerale B. Yndyrat e pangopura në avokado lidhen me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.

Fruta pylli – Vetëm një filxhan përmban deri 9 gramë fibra, rreth 50% të dozës së domosdoshme të vitaminës C, me vetëm 60 kalori. Antioksidantët e pranishëm tek frutat e pyllit mbrojnë qelizat. Konsumimi sa më shumë i këtyre frutave mbron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Në rast se frutat e pyllit s’ju pëlqejnë shumë, mund të përzgjidhni agrumet, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

Published

on

Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale.

Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë si dhe me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla nëse vuani nga tensioni i ulët:

 Bëni një gjumë të mirë – Flini dhe ushqehuni shëndetshëm. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë.

Jo shumë kafe – Personat me tensionin e ulët të gjakut janë pires të kafes, ata nuk mund të zgjohen nëse nuk marrin kafeinë . Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

Qëndorni  në  lëvizje – Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim a vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

Ilaçet – Ekzistojnë metoda të ndryshme alternative të shërimit. Preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ja 3 metodat që zhdukin herpesin në buzë brenda ditës

Published

on

Jeni zgjuar në mëngjes, keni parë veten në pasqyrë e kuptuat se diçka nuk shkon. Një mini plagë është shfaqur në pjesën anësore të buzës suaj, gjë të cilën nuk e konstatuat dje a pardje! Doli kaq shpejt dhe në mënyrë të befasishme!

I ftohti është një nga faktorët kyç që ndikon në shfaqjen e herpesit në buzë, sidomos këtë periudhë të vitit. “Për momentin 50-80% të amerikanëve janë të ekspozuar ndaj këtij virusi”, thotë Sonia Batra, dermatologe e certifikuar në New York. Si eksperte e kësaj fushe, ajo ka gjetur metodat se si ta qetësojmë, trajtojmë dhe parandalojmë shfaqjen e herpesit në prag të periudhës më të ftohtë të vitit.

Simptomat:

Ato janë të ndryshme për individë të ndryshëm. Shfaqja e një inflamacioni në pjesën e brendshme të gojës, te buza i ngjan gati një plage të hapur, ose plagë e ftohtë siç e etiketojnë ndryshe dermatologët. Ndjesia që të jep është si pickim nga shpimi i gjilpërave, kruarje e djegie rreth buzëve për më shumë se dy javë. Kaq zgjasin simptomat e herpesit. Këto mini puçra janë të mbushura me lëng ose gjak, por pasi shpërthejnë në sipërfaqe krijohet një plagë e thatë dhe e hapur.

Si ti trajtojmë?

Herpesi është ngjitës e kjo nuk ka dyshim! Deri në momentin që nuk është zhdukur plotësisht, herpesi është si rrezik faktik për t’ju ngjitur personave të tjerë me të cilët keni kontakte çdo ditë.

Dermatologia rekomandon që pacienti të bëjë gjumë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe, sepse kjo forcon sistemin imunitar. Plagët e pranishme në një trup që është nën stres, kanë tendencën që të mos shërohen.

Përdorni fasha të ftohta ose kube akulli për të reduktuar enjtjen dhe skuqjen, dhe konsideroni si zgjidhje mjetet rrethanore në shtëpi.

Produktet e bletës si hoje apo mjalti si edhe gjethet e aloe verës janë ideale dhe praktike për të shëruar herpesin brenda ditës.

Continue Reading

Të kërkuara