Lajmet

E mitura në Mitrovicë raporton dhunë nga gjyshërit

Published

on

Një rast i dhunës ndaj një të miture është raportuar më 8 dhjetor në Policinë e Kosovës, ku dyshohet se gjyshërit e vajzës kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të dyshuarit është paraqitur vetë në stacionin policor, ku edhe është intervistuar nga hetuesit. Pas procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet për të zbardhur në tërësi rrethanat.

Është raportuar se gjyshërit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajmet

Ahmeti priti në takim Lyn Debevoise

Published

on

By

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.

Takimi është fokusuar në diskutimin e prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe rajonin, si dhe në agjendën e Qeverisë së Kosovës në fushat e diplomacisë, ekonomisë dhe mbrojtjes.

Ahmeti ka theksuar progresin e bërë nga institucionet kosovare dhe ka informuar z. Debevoise për shqetësimet rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si dhe për situatën e vështirë me të cilën përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të dy palët kanë vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik që lidh dy vendet.

Në përmbyllje, Ahmeti dhe Debevoise ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë objektiva të përbashkëta në rritjen e stabilitetit rajonal, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, të mbështetur në miqësinë e qëndrueshme dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Continue Reading

Lajmet

Skandal i basteve në Turqi: 20 futbollistë dhe zyrtarë përfundojnë në burg

Published

on

Një gjykatë turke ka burgosur 20 të dyshuar, përfshirë lojtarë të futbollit të Super Ligës, në pritje të gjyqit në një hetim të zgjeruar për bastet në futboll.

Javën e kaluar, prokurorët urdhëruan ndalimin e 46 personave, përfshirë lojtarë, presidentë klubesh, komentatorë dhe një gjyqtar, për bastime të brendshme në ligat profesionale të Turqisë.

“Anadolu” tha se midis të ndaluarve në atë operacion, lojtari i Galatasarayt, Metehan Baltaci, dhe lojtari i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, si dhe ish -presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, u arrestuan zyrtarisht dhe u burgosën.

Baltaci i tha gjykatës se kishte vënë baste në disa ndeshje kur ishte lojtar i ekipit të të rinjve dhe nuk e kishte bërë më pasi iu bashkua ekipit të parë të Galatasarayt.

Yandas i Fenerbahces u citua nga gazeta Sabah të ketë thënë në dëshminë e tij në gjykatë se ai mohoi përfshirjen në lojërat e fatit në ndeshje.

Sancak i tha gjykatës se nuk kishte një llogari lojërash fati dhe nuk kishte vënë kurrë bast në ndeshje, tha gazeta Cumhuriyet.

Muajin e kaluar, federata turke e futbollit pezulloi 149 gjyqtarë dhe asistentë pasi një hetim zbuloi se zyrtarët në ligat profesionale po vinin baste për ndeshjet.

Rrjeti më pas u zgjerua me arrestimin e tetë personave, përfshirë kryetarin e një klubi të nivelit të lartë, dhe pezullimin e 1,024 lojtarëve nga të gjitha ligat, mbi të cilët federata (TFF) vendosi ndalime./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Dhjetëra të lënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë

Published

on

Të paktën 30 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Ai shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat tani janë hequr, ndërsa u panë valë prej 70 cm.

Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim – duke i kërkuar publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale./S/K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Milani në panik: Leao pëson dëmtim muskulor kundër Torinos

Published

on

Milani është përballur me një shqetësim të madh mbrëmjen e së hënës, pasi Rafael Leao u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen kundër Torinos. Sulmuesi portugez u tërhoq duke çaluar menjëherë pasi goditi topin gabimisht dhe ndjeu dhimbje të forta në pjesën e sipërme të kofshës së djathtë.

Ndeshja po zhvillohej në një moment të vështirë për Milanin, që ishte në disavantazh 2-1 pas golave të Nikola Vlasic dhe Duvan Zapatës, ndërsa Adrien Rabiot kishte realizuar një gol të bukur për t’i mbajtur kuqezinjtë në lojë. Pak minuta më vonë ndodhi edhe episodi që i shqetësoi të gjithë te Rossonerët.

Leao goditi nga distanca, por sapo topi u shkëput nga këmba e tij, ai u përkul nga dhimbja dhe vendosi duart në ijë. Futbollisti u përpoq të vraponte, por e kuptoi që gjendja ishte serioze dhe doli menjëherë nga fusha, pa pritur stafin mjekësor. Ai u zëvendësua nga Samuele Ricci, ish-lojtari i Torinos.

Në stol, Leao u pa me një pako akulli të lidhur mbi muskujt adduktorë, duke rritur frikën për një dëmtim që mund ta mbajë jashtë disa javë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tij, por Milani shpreson që futbollisti ta ketë ndalur në kohë dëmtimin për të shmangur pasoja më të rënda.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin, pasi Santiago Gimenez është ende jashtë dhe Christian Pulisic u la në stol vetëm për shkak të lodhjes nga simptomat e gripit. Leao ka qenë i rëndësishëm këtë sezon, me gjashtë gola dhe një asist në Serie A dhe Coppa Italia, ndaj mungesa e tij do të ishte një goditje serioze për skuadrën./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara