Sport

E konfirmon Inzaghi: Ja çfarë lojtari jemi duke kërkuar në merkato

Interi është në kërkim të një lojtari që mund të zërë vendin e Marcelo Brozovic në rast nevoje.

Published

on

Simone Inzaghi ka bërë të ditur se Interi është në kërkim të një lojtari që mund të zërë vendin e Marcelo Brozovic në rast nevoje kur ai mund të mos jetë në gatishmëri për të luajtur.

Mesfushori kroat është bërë një element i pazëvendësueshëm për zikaltrit dhe mungesa e tij në disa ndeshje është vërejtur shumë pasi skuadra pësonte një rënie të madhe të kualitetit të lojës.

“Ai është një lojtar që sulmon, Barella, Calhanoglu, Vidal e kanë zëvendësuar në disa ndeshje. Ne kemi elementë me vlerën të madhe që kanë bërë gjithçka. Ndoshta, duke folur me drejtuesit, do të marrim dikë. ”, tha tha Simone Inzaghi në një konferencë për media.

Ndryshe, Interi do të ballafaqohet me rivalin lokal Milanin të martën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë e po ashtu ata janë në luftë direkte me rossonerët për titullin kampion në këtë edicion të Serie-A.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara