Sport

“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Trajneri gjerman e ka marrë ofertë të majme e joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda.

Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se do të flasë sy me sy me selektorin, për ta parë disponimin e tij dhe për të vendosur bashkërisht për të ardhmen e tij.

Ndonëse ka kontratë me FFK-në deri në fund të kualifikimeve, nuk përjashtohet mundësia që Foda ta lë Kosovën ende pa i nisur kualifikimet e Botërorit 2026.

“Franco Foda ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht.”

“Kam biseduar me Fodën, ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë. Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur.”

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara