Kronikë e zezë

E dyshuara për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë: Ishte si gjarpër, më thoshte kam me të mbytë

Published

on

Dy javë më parë F.S., dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj T.S., në shtëpinë e tyre në Vragoli të Fushë Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës F.S., ndërsa e njëjta dyshohet se ka probleme mendore. Për këtë, prokuroria kishte propozuar edhe ekzaminim psikiatrik.

F.S., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa gjykata kishte njoftuar se e njëjta dyshohet se fillimisht ka rrahur motrën e saj, më pas e ka ngufatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit.

Gazeta Express ka siguruar deklaratën e F.S., dhënë në seancën e mbajtur për caktimin e masës së paraburgimit, përmes së cilës zbulohet edhe motivi, që dyshohet se e shtyri drejt vrasjes.

E dyshuara F.S., ka deklaruar se motra e saj, tashmë e ndjerë, i ka nxitur problemet brenda familjes, teksa pohon se e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Ajo motrën e përshkruan si “gjarpër”, duke shtuar se e ka kërcënuar vazhdimisht të dyshuarën me fjalët se “do ta mbys”.

E dyshuara deklaron se është e pafajshme dhe dëshira e saj ka qenë që të mos i nxjerr probleme familjes.

“Jam plotësisht e pafajshme pasi të gjitha problemet i ka shkaktuar motra ime T.S.,. Çdo herë i ka shkaktuar familjes, nënës sime, çdo herë e ka rrah nënën, mundem me thanë se është si gjarpër dhe e cila më thoshte se mu nuk më njeh askush. Pasi që i ndërroj taktikat dhe gjithmonë më është drejtuar me fjalët se “kam me të mbytë”, më thoshte se e urren familjen, e urren vëllain tim dhe të gjithë i urrej. Ajo bën edhe keq dhe asnjëherë nuk pendohet për veprimet e veta, mua shumë herë më ka bërë keq dhe ajo është e vetmja që ka shkaktuar probleme, ndërsa kjo nuk është vërtetuar nga familja dhe mua vetëm mua më rrehin për këto probleme. Unë gjithmonë kam dashur me jetu vetë, mirëpo asnjëherë nuk më kanë lënë, pasi dëshira ime ka qenë që të martohem dhe të mos i nxjerri probleme familjes sepse ata vetëm janë rreh mes vete”, ka deklaruar e F.S., transmeton Gazeta Express.

Çfarë tha Gjykata në njoftimin për caktimin e paraburgimit ndaj saj?

“E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë”.

Kujtojmë se mbrojtja e të dyshuarës ka pohuar se e njëjta ishte trajtuar dy herë te një psikiatër në Prishtinë, teksa ka kërkuar që paraburgimin ta mbajë në Institut Shëndetësor.

Continue Reading

Vendi

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Skënderaj i kërkuari për krime lufte ndaj popullatës civile

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1998 në rajonin e Skënderajt.

Arrestimi i të dyshuarit  erdhi pas një pune të jashtëzakonshme hetimore nga njësitë përkatëse policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për procedo të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Të kërkuara