Sport

E duan në Ligën Premier, Interi i vendos çmimin mbrojtësit Dumfries

Kontrata e Dumfries me Interin skadon në qershor të vitit 2025.

Published

on

Denzel Dumfries ka gjasë të largohet nga Interi në fund të sezonit. Nerazzurrët duan të paktën 20 milionë euro për t’a liruar holandezin.

Kontrata e Dumfries me Interin skadon në qershor të vitit 2025, mirëpo bisedimet për një marrëveshje të re në Stadio Meazza nuk janë në rrugën e duhur deri më tani.

Sipas Matteo Moretto, Aston Villa dhe Manchester United kanë shprehur interes për shërbimet e mbrojtesit të Interit.

Eksperti italian i transferimeve shtoi se çmimi i kërkuar i Interit ndoshta do të ishte rreth 20 milionë euro duke qenë se kontrata e Dumfries skadon në më pak se 18 muaj.

Prilli dhe maji do të jenë muaj vendimtarë për të përcaktuar të ardhmen e 27-vjeçarit./UBTNews/

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Sport

Getafe zyrtarizon transferimin e Dani Carvajal

Published

on

By

Klubi spanjoll Getafe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ish-kapiteni i Real Madridit i bashkohet skuadrës së re pas një karriere të suksesshme me klubin madrilen, ku regjistroi 451 paraqitje, 14 gola dhe 66 asistime.

Gjatë periudhës së tij te Real Madridi, Carvajal fitoi gjithsej 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës.

Sipas raportimeve, transferimi ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh ishte konsideruar e ulët në krahasim me pagën e tij të mëparshme te Real Madridi, që arrinte deri në 10 milionë euro në vit.

Me këtë transferim, Getafe synon të përforcojë repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e madhe e mbrojtësit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Sport

Tifozët e Galatasarayt prishin qetësinë e Barcelonës para sfidës në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Barcelona do të përballet sonte me Galatasarayn në Stamboll, në kuadër të raundit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, nata para ndeshjes nuk ka qenë e qetë për skuadrën katalunase, pasi tifozët vendas kanë organizuar një spektakël me fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndronin futbollistët e Barcelonës.

Një numër i madh tifozësh të Galatasarayt u mblodhën gjatë natës para hotelit, duke ndezur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike pas orës 02:00, me synimin për t’ua prishur gjumin lojtarëve kundërshtarë.

Atmosfera e zjarrtë në Stamboll është e njohur për skuadrat evropiane, ndërsa tifozët turq shpesh krijojnë presion të madh ndaj kundërshtarëve.

Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë në paraqitjen e Barcelonës, në përballjen që pritet të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Rams Park”.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara