Lajmet

Dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm, kërkohet shkarkimi i logopedit

Ai është rikthyer në punë nga SHSKUK-ja javën e kaluar.

Published

on

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), ka dorëzuar ankesë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas rikthimit në punë të logopedit nga Gjilani, Iljasa Fazliu.

Ky i fundit dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare e cila vuan nga autizmi. Ai është rikthyer në punë nga SHSKUK-ja javën e kaluar.

QIPS-i ka kërkuar dorëheqjen e Fazliut dhe hetimin e komisionit disiplinor.

“QIPS, me rastin e abuzimit të fëmijës nga Iljasa Fazliu ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe hetimin e komisionit disiplinor me anë të një ankese drejtuar drejtores së ShSKUK, Dr. Narqize Hoxhaj-Arenliu. Me anë të kësaj ankese është njoftuar gjithashtu Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e QIPS-it.

Nga QIPS-i thonë se po presin gjatë kësaj jave një përgjigje ndaj ankesës së tyre, “e cila duhet të rezultojë në shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut pasi që ai paraqet rrezik për shëndetin publik”.

“Vendime të cilat normalizojnë dhunën dhe amnistojnë abuzuesit në institucione publike nuk duhet të pranohen, rrjedhimisht çdo përgjigje e cila nuk rezulton në shkarkimin e Iljasa Fazliut është e pa pranueshme. Ne shpresojmë se ankesa do të adresohet së shpejti. Në rast se ShSKUK dështon në përgjegjësinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e Iljasa Fazliut në forma tjera”, përfundon reagimi.

Aktualitet

Specialja ua vazhdon paraburgimin, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin po akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen.

Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të iu vazhdohet paraburgimi.

Ndryshe, dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator.

Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025, kurse Paul Williams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator./S.K/KP/Betimi për Drejtësi/

 

Continue Reading

Aktualitet

Sot përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Published

on

Në Llugë, sot bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë. Sipas njoftimit, po ashtu do të bëhet edhe rinovimi i obeliskut dhe të mjedisit të hapur.

Pjesëmarrës do të jetë edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ndryshe, më 2 nëntor bëhen 36 vjet nga rënia e Zhitisë./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 27 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO

 

Continue Reading

Aktualitet

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve

Published

on

UBT kanë nisur aplikimet dhe pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Muzikën Moderne dhe Prodhimin e Audios (IC-MDM), e cila këtë vit zhvillohet si pjesë e edicionit të 14-të të UBT International Conference for Business, Technology and Innovation, me fokusin kryesor: “Resilience and Sustainability”.

Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku shkencëtarë, studiues, kompozitorë, producentë, artistë dhe praktikues nga fusha të ndryshme të muzikës dhe teknologjisë së zërit, për të ndarë përvoja, rezultate kërkimore dhe praktika bashkëkohore që lidhen me zhvillimet më të fundit në muzikë dhe audio.

Fushat kryesore të interesit për përzgjedhje përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):

  • Antropologjia Muzikore
  • Historia e Muzikës & Muzikologjia
  • Instrumentet Muzikore & Performanca
  • Didaktika dhe Edukimi Muzikor
  • Kompozimi Bashkëkohor
  • Prodhimi Muzikor & Audio
  • Dizajni i Zërit
  • Muzika dhe Teknologjia
  • Muzika dhe Inteligjenca Artificiale (AI)

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025
  • Rishikimi shkencor (peer-reviewed): 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e tyre është 6 faqe, ndërsa të gjitha materialet që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të merren parasysh.

Kjo konferencë përbën një hapësirë unike ndërdisiplinare ku muzika takohet me shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë, duke nxitur dialogun mes studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.

Continue Reading

Të kërkuara