Lajmet

Dyshime për sulm seksual në shkollë në Gjilan – profesori ndalohet 48 orë

Published

on

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj gjatë orarit mësimor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Sipas Sinjalit, më 27.01.2026 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur viktima e mitur E.A., rreth 15-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ku ka deklaruar se gjatë procesit mësimor është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit, ndërsa më pas është marrë deklarata edhe nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka deklaruar se kishte parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.

Pas grumbullimit të deklaratave, është intervistuar edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do t’i marrë në trajtim Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes

Published

on

By

Kosova ka marrë një urim të veçantë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, pas pranimit në Bordin e Paqes.

Në postimin e shpërndarë, Ambasada shkroi thjesht: “Urime Kosovë”, por mesazhi shkon përtej fjalëve.

Përmes emoji-ve, ajo përforcon miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Continue Reading

Lajmet

UBT me dy publikime të rëndësishme shkencore në revista ndërkombëtare prestigjioze

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor përmes publikimit të dy artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare me reputacion të lartë.

Në bashkautorësi me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof. Dr. Galia Marinova, Dr. Besnik Qehaja dhe Dr. Vassil Guliashki, është publikuar artikulli shkencor me titull: “Intelligent Control Framework for Optimal Energy Management of University Campus Microgrid”.

Artikulli është publikuar në revistën ndërkombëtare Smart Cities (MDPI), e cila është e rangut Q1, me Impact Factor 5.5 dhe CiteScore 14.7.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor në fushat e Smart Cities, Microgrids dhe menaxhimit inteligjent të energjisë, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve akademike.

Ky sukses pasohet edhe nga pranimi një publikimi të dytë shkencor si bashkautorë Prof. Dr. Amet Shabani, Dr. Besnik Qehaja dhe Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me bashkautorë të tjerë, është pranuar për botim artikulli: “Quantifying Teachers’ Knowledge and Attitudes Toward Personal Data Protection Using Regression Models”.

Artikulli është publikuar në International Journal of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences (IJITIS), Estoni, një revistë shkencore ndërkombëtare me CiteScore 1.3.

Ky punim trajton në mënyrë analitike çështje aktuale që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, edukimin dhe përdorimin e modeleve statistikore, duke dhënë një kontribut të vlefshëm në literaturën shkencore ndërdisiplinare.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Muzikës Moderne në UBT prezanton koncertin e studentëve

Published

on

By

Fakulteti i Muzikës Moderne, Produksionit Digjital dhe Menaxhmentit organizon koncertin që do të mbahet më 29 janar 2026, në ora 13:00, në Sallën e Koncerteve, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Koncerti paraqet një platformë prezantuese për studentët e programeve muzikore, duke sjellë para publikut rezultatet e punës akademike dhe artistike gjatë semestrit. Programi përfshin interpretime instrumentale dhe vokale, vepra të kompozimit, si dhe projekte të audioproduksionit, me repertor që shtrihet nga muzika klasike deri te ajo bashkëkohore dhe moderne.

Nëpërmjet kësaj ngjarjeje, UBT synon të promovojë talentet e rinj dhe të forcojë rolin e tij si institucion që kontribuon në zhvillimin kulturor dhe profesional në fushën e muzikës.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen 80 për qind e votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime.

Ndërkohë, të martën, KQZ kishte bërë të ditur se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna

Continue Reading

Të kërkuara