Kronika e zezë

Dyshime për fajde, një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor

Publikuar

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit K.K, zyrtar policor, dhe të pandehurit F.R, shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. i dyshuar për veprën penale fajdeja dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri K.K. në muajin maj 2017 ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.

“Në atë mënyrë që i ka dhënë 20.000 euro para F.M. me kamatë mujore prej 3 %, i cili ka paguar kamatë çdo muaj nga 600 deri në 800 euro, duke përfituar shumën totale prej 17.800 euro si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor në shumë prej 20.000 euro, për çka është detyruar të marrë edhe një shumë tjetër prej 15.000 euro me kamatë nga një person i quajtur Xh. i cili jeton në shtetin e Norvegjisë, duke pësuar dëm pasuror mbi 30.000 euro. I pandehuri F.R. dyshohet se në Ferizaj ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në intervale kohore brenda vitit 2017-2018 i ka dhënë 22.000 euro para në shërbim të dëmtuarit F.M., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 24.300 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor. Ndërsa gjatë vitit 2017-2018 dyshohet se ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në disa raste i ka dhënë 7.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N, duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.500 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor, duke përfituar mbi 27.800 euro. Ndërsa i pandehuri B.R. dyshohet se në muajin prill të vitit 2018 në Ferizaj, ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që i ka dhënë 10.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.000 euro , si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor”, thuhet në komunikatën e Themelores./UBTNews

Kronika e zezë

​Arrestohen dy persona në Prishtinë e Obiliq

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar në dy raste të ndara dy persona në Prishtinë dhe Obiliq, të cilët kërkohen me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës.

Personi F.S. (24), është arrestuar në Obiliq, pasi është i dënuar me katër vjet e dy muaj për veprat vjedhje.

Ndërsa V.K. (42), është arrestuar në Prishtinë, pasi është i dënuar me tri vjet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Publikuar

nga

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

MPB me statistika për incidentet me të shtëna me armë në ahengje familjare: Veç në gusht janë konfiskuar 71 armë

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare. Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

MPB thekson se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Gjithashtu MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Sulmohet një person dhe kryhet grabitje në shtëpinë e tij

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Lipjan një person është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë e tij nga tre persona. Sipas policisë, tre personat e kishin grabitur një enë qelqi me vlerë prej 2 mijë e 200 euro nga viktima.

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2200 euro”, thuhet në njoftim.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara