Kronikë e zezë

Dy të rinj me origjinë nga Kosova arrestohen në Itali, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor.

Published

on

Një burrë dhe një grua me origjinë kosovare janë arrestuar me akuzën se janë trajnuar për të organizuar një sulm në Itali në emër të grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan repubblica.

Nga sa mësohet, të dyshuarit duhet të përgjigjen saktësisht për shoqërim me qëllim terrorizmi.

Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.

Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga një familje me origjinë nga Kosova, kanë hyrë në rrugën e radikalizimit të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.

Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të largoheshin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste islamike

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Drenas-Baicë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion me targa vendore, të cilët drejtoheshin nga dy burre kosovarë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Të kërkuara