Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për tentim vrasje në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Published

on

Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë, me ç’rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Policia gjen armë AK-47 në veturën e një të aksidentuari në Gllogoc

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ndërhyri në një aksident trafiku në Gllogoc.

Sipas policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ishte vetaksidentuar, ndërsa gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë gjetën armën brenda veturës së tij.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Motoçiklisti humb jetën pas aksidentit me veturë në Gjakovë

Published

on

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencë, ku më vonë ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Vërmicë, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur nga një veturë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite, dy persona dërgohen në mbajtje

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Pejë, Malishevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Në Pejë, është arrestuar një i dyshuar, i cili sipas policisë, nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, dy burra u përfshinë në një mosmarrëveshje verbale. Të dy u shoqëruan në stacion policor dhe, pas intervistimit, u liruan në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut, një grua raportoi se ishte sulmuar pas një mosmarrëveshjeje nga një burrë. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara