Lajmet

Dy të arrestuar për kontrabandim të municionit nga Serbia në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për kontrabandim me armë.

Sipas policisë të dyshuarit më 25 dhjetor janë zënë duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajmet

​Osmani takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Osmani tha si Kosova ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anë e kënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.

“Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Kundër dhunës gjinore, Konjufca dhe Haxhiu thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit

Published

on

By

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, u mbajt Konferenca gjithë ditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë fjalimit të saj tha se Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime në luftimin e dhunës me bazë gjinore.

Ajo tha se si ministre është përkushtuar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë, por një “armë e fuqishme kundër dhunës”.

“Dhuna nuk është vetëm një akt, dhuna është një plagë që na sfidon si shoqëri. Një dështim politik që kërkon një përgjigje të guximshme. Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime, por suksesi si shtet matet më së shumti nga ajo që ne si institucione bëjmë për më të dobëtit. Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore vazhdojnë të jenë sfida tona të mëdha. Si ministre e Drejtësisë jam përkushtuar të mandatit tim për të siguruar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë dhe vepra ,por armë të fuqishme kundër dhunës dhe ne përmes mekanizmave adekuate ne po forcojmë mekanizmat ligjit. E them me zë të lartë që mediat kjo thirrje është që mediat të jenë aleat sepse dhunuesit nuk duhet të amnistohen dhunuesi duhet të marrë përgjegjësinë për atë që e ka bërë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se tashmë institucionet janë më të përgatitura për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës.

“Fushata globale e 16 ditëve është dëshmi se përpjekjet për ta dënuar dhunën e cila është me bazë gjinore, është i domosdoshëm një solidaritet dhe angazhim i përditshëm. Fatkeqësisht dhuna gjinore mbetet një problem i madh edhe ndonëse janë bërë hapat për avancimin dhe ngritjen e ndërgjegjësimit dhe të gjithë e dinë se kemi shumë punë për të bërë. Institucionet janë më të përgatitura tash për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Qeveria po lufton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri

Published

on

By

Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është mbajtur të martën Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

Në këtë ngjarje u theksua se komunitetet Rom, Ashkali e Egjiptian në Kosovë vazhdojnë që të mbesin të diskriminuar. Aty po ashtu u tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në trajtimin e këtyre komuniteteve për mundësi të barabarta, por që ende mbetet punë për t’u bërë në përfshirjen e tyre më të madhe në arsim e shëndetësi.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i qeverisë dhe shoqërisë civile është që të ketë një shoqëri gjithëpërfshirëse pa diskriminim racor.

Ai tha se qeveria është duke hartuar një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, i cili sipasn tij trajton diskriminim racor dhe antigjipizmin.

“Gjatë muajve që kanë kaluar që nga samiti i kaluar kemi promovuar edhe më shumë platformën për raportimin e diskriminimit dhe rastet e raportuara janë adresuar. Qeveria jonë po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, duke trajtuar diskriminimin racor dhe antigjipsizmin. Ata e kanë një shtet që përkujdeset për ta. Forca jonë është edhe në të përfaqësuarit e diversiteteve për një shoqëri të hapur e gjithpërfshirëse që nuk e lënë askënd prapa, sepse e kemi përfaqësuar diversitetin”, tha Kurti.

Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka thënë se pavarësisht punës së qeverisë diskriminimi racor vazhdon që të mbetet sfidë në vendet e Ballkanit e në Kosovë.

Ai tha se në Kosovë komuniteti rom, ashkali e egjiptian vazhdon që të mbes  i diskriminuar si në arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale.

“Dëshiroj që të filloj duke falënderuar qeverinë që e ka organizuar këtë iniciativë. Duhet të ballafaqoheni me të vërtetën e hidhur, diskriminimi racor mbetet një sfidë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, pavarësisht punës. Pavarësisht zotimeve për të përimirësuar qasjen në arsim, shëndetësi e punësim, diskriminimi racor vazhdon që t’i dëmtoj këto komunitete. Integrimi i grupeve të margjinalizuara nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e njeriut, ka të bëjë me shpalosjen e potencialit të plotë qytetar për të kontribuar në një shoqëri më kontribuese. Statistikat janë shqetësuese, sipas një studimi të bërë së fundi në Kosovë ka ende qëndrime diskriminuese ndaj komuniteteve rom, ashkali e egjiptian. Por, Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdha për luftim të diskriminimit”, ka thënë ai.

Pajtim Zeqiri, shef i Zyrës, Terre des Hommes në Kosovë tha se transformimi mund të bëhet i mundur vetëm nëse paragjykimet e stereotipat zëvendësohen me respekt e diversitete.

“Një shoqëri e mire është kur të gjithë pavarësisht etnisë, racës, gjinisë, statusit ekonomik kanë qasje të njëjtë në mundësi dhe në të drejta. Transformimi mund të behet i mundur vetëm nëse paragjykimet e stereotipat zëvendësohen me respekt e diversitete, ndërsa gjuha e urrejtjes mund të zëvendësohet me gjuhën e mirëkuptimin e tolerancës”,  tha ai

Kjo është një është një ngjarje vjetore që bashkon qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Objektivat e Samitit përfshijnë forcimin e vullnetit politik për veprime transformuese për të adresuar racizmin sistemik dhe diskriminimin racor. Theksimin e rëndësisë së përfaqësimit të publikut në çdo nivel të proceseve të vendimmarrjes për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit racor. Njohjen e kontributit të individëve, organizatave, dhje sektorit privat që qëndrojnë kundër racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës, sfidat me të cilat përballen, si dhe ofrimin e rekomandimeve për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës. Reflektimin e arritjeve dhe sfidave të mëparshme, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga edicionet e kaluara të samiteve me fokus tek diskriminimi racor – antigjipsizmit.

Continue Reading

Lajmet

​Shtatë persona në Lipjan përfshihen në rrahje, u përdor edhe thika

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Lipjan në fshatin Resinoc, pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona.

Sipas policisë në këtë incident dy persona kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara