Lajmet

Dy shtetet europiane gati ta shpallin ‘non grata’ Millorad Dodik

Published

on

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë pritet të shpallen persona “non grata” në Gjermani dhe Austri, duke iu ndaluar hyrja në këto shtete për shkak të veprimeve të tyre që kanë nxitur një krizë kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të enjten.

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl Reisinger, dhe ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, bënë këto komente pas një takimi në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Krishto. Ata theksuan se veprimet e Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij kanë përkeqësuar stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe rajonit.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Bosnjës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodik dhe dy zyrtarë të tjerë të Republikës Sërpska, duke i akuzuar ata për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës dhe për shpërfilljen e thirrjeve për t’u paraqitur për marrje në pyetje. Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të Dodik për të minuar integritetin territorial të Bosnjës dhe për të forcuar autoritetin e Republikës Sërpska.

Si pasojë e këtyre veprimeve, Austria dhe Gjermania janë duke marrë masa për të parandaluar hyrjen e këtyre politikanëve në këto shtete. Sipas komunikatës, këto masa janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka mundur të arrijë një konsensus për vendosjen e sanksioneve ndaj tij, për shkak të kundërshtimit të Hungarisë, një anëtari të BE-së.

Veprimet e Dodik janë konsideruar si një kërcënim për unitetin e Bosnjës dhe për shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit, që përcakton strukturën e shtetit dhe integritetin e tij territorial./UBTNews/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara