Lajmet

Dy seanca këtë javë, njëra për tatimin në pronë, tjetra për pavarësi

Kështu njoftoi kryetarja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje.

Published

on

Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca, njërën të enjten (16 shkurt) dhe tjetrën të premten (17 shkurt) për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se nga mbledhja e rregullt të Kryesisë së Kuvendit u dakordua që seancë e re, e rregullt të mbahet të enjten, derisa të premten për nder të pavarësisë.

Ajo tregoi pikat e rendit të ditës për seancën e së enjtes, ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

“Deklarime të rendit të ditës, pyetje parlamentare, pastaj votim në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shqyrtimin e parë të projektligjit për verërat, shqyrtimin e projektrezulutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë. Gjithashtu, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seaacë solemne më 17 shkurt, ditën e premte në nder të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përveç që tregoi se Kuvendi në këtë javë do t’i mbajë dy seanca, adresoi edhe kritika ndaj qeverisë Kurti.

“Kuvendi i Kosovës dinamikat e veta duhet t’i ngret, çështjet madhore për vendin janë tu na trokit në derë, duke përfshirë çështjen e marrëveshjes, mirëpo mbi të gjitha gjendjen e rëndë sociale, ekonomike në vend. Kosova po zbrapset përderisa Qeveria po mrizon dhe është vendosur në një llupë. Në një ballon të vetin në diskutim rreth dialogut. I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosjes, por dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë”, u shpreh ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara