Kronikë e zezë

Dy qytetarë në Skenderaj gjejnë kuletat e humbura, i çojnë në polici

Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë.

Published

on

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për t’i kthyer te pronarët e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dje (me datë 10.08.2022), qytetari Valdrin Fazliu në një vend parkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.

“Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni t’i ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sot (me datë 11.08.2022), gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave. Pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është në proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë t’i kthehen atij”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët.

Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara