Lajmet

Dy qeveritë mblidhen pasnesër në Gjakovë

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Kurti.

Published

on

Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me qeveritë që drejtojnë do të takohen në Gjakovë. Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Kurti.

“Të mërkurën, më 14.6.2023, në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë që të enjten Rama ka njoftuar se i ka propozuar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft statut të asociacionit, për të cilin ende nuk është deklaruar Kurti. 

Lajmet

Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin

Published

on

By

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Published

on

By

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur të martën mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje, janë miratuar dy vendime: Themelimi i Këshillit organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës si dhe autorizimi i pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar këto vendime: Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje se si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë rreth arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit, i zhdukur gjatë luftës

Published

on

By

Pas rreth 27 vjetëve pas luftës, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë.

Siç ka njoftuar familja, ai ishte arrestuar nga forcat serbe dhe më pas ishte vrarë e trupi tij ishte zhdukur. Eshtrat e tij janë identifikuar dhe do i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar.

Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë. Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe. Homazhet për Martirin e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat”, shkruan në njoftimin e familjes së Rasim Kocit.

Continue Reading

Të kërkuara