Kronikë e zezë

Dy persona dënohen me nga 3 vjet burgim për trafikim me njerëz

Kështu njofton Gjykata Themelore në Gjilan.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se të akuzuarit B. H. dhe B. A., janë dënuar me nga tri vjet burgim dhe me nga 300 euro gjobë për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Gjykata ka bërë të ditur se të pandehurit gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në motel, në fshatin Domorovc, komuna e Ranillukut dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

“Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç”, ka bërë të ditur Gjykata.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara